E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poni: Regjistri Kombetar, i pastruar nga dublikimet

Te gjithe shtetasit pa pasaporta, do te kene prioritet ne pajisjen me kartat e reja te identitetit. Keshtu ka deklaruar zv/ministri i Brendshem Ferdiand Poni, gjate analizes vjetore te Prefektures se Tiranes. Gjate fjales se tij zv/ministri Poni ka deklaruar se, te gjithe qytetaret qe nuk kane asnje dokument identifikimi te vlefshem per zgjedhje, do te kene prioritet nga qeveria per pajisjen me kartat e reja. Gjithashtu zv/ministri i Brendshem tha se, per here te pare gjate vitit 2008 u be i mundur realizimi i certifikates elektronike dhe pastrimi i Regjistrit Kombetar nga dublikimet. Ne fjalen e tij prefekti i Tiranes Ruzhdi Keci, pasi renditi nje sere arritjesh gjate 2008 vuri theksin, tek investimi qe duhet bere ne stacionet e zjarrfikesve. Keci tha se pajisjet jane shume te vjetruara, ndersa kerkoi ndertimin e dy stacioneve te reja ne kryeqytet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›