Nishani: Zgjedhjet, vetem sipas standardeve
"Zgjedhjet e ardhshme parlamentare ne Shqiperi, do te zhvillohen sipas standardeve qe garantojne nje proces zgjedhore transparent dhe te ndershem". Ka qene kjo deklarata e ministrit te Brendshem Bujar Nishani. Ai e ka vleresuar si mjaft te rendesishem procesin e printimit te certifikatave elektronike, funksionimin e Regjistrit Themeltar te Gjendjes Civile te shtetasve dhe procesin e aplikimit per leternjoftimet elektronike. "Tashme kemi nje Regjister te Gjendjes Civile, i cili me gjithe problemet e vogla teknike, eshte nje garanci per saktesine e procesit zgjedhor", tha Nishani duke sqaruar se cdo nderhyrje apo pasaktesi ne regjister, fale sistemit, eshte e evidentueshme. Dhe qe per te nuk perben asnje problem per procesin zgjedhor, vetem penalizon abuzuesit. Ndersa ne procesin e pajisjes se shtetasve shqiptare me karta identiteti te reja, ministri i Brendshem Nishani ka theksuar se ky proces eshte mjaft i rendesishem per zgjedhjet, por edhe per liberalizimin e vizave, duke i kerkuar keshtu angazhimin e te gjithe aktoreve politike, per finalizimin e ketij procesi te nisur. Gjithashtu Nishani ka premtuar se ky proces, i cili e nisi startin e tij me 12 janar te ketij viti ne Tirane, do te shtrihet gjate muajit shkurt ne te gjithe vendin, "shume shpejt do te filloje shperndarja e leternjoftimeve elektronike, per ata shtetas te cilet e kane kryer aplikimin", perfundoi Nishani.
Premtimi
Nishani ka premtuar se ky proces, i cili e nisi startin e tij me 12 janar te ketij viti ne Tirane, do te shtrihet gjate muajit shkurt ne te gjithe vendin, shume shpejt do te filloje shperndarja e leternjoftimeve elektronike per ata shtetas, te cilet e kane kryer aplikimin.
Premtimi
Nishani ka premtuar se ky proces, i cili e nisi startin e tij me 12 janar te ketij viti ne Tirane, do te shtrihet gjate muajit shkurt ne te gjithe vendin, shume shpejt do te filloje shperndarja e leternjoftimeve elektronike per ata shtetas, te cilet e kane kryer aplikimin.