E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama, profesioniste, Berisha, i çoroditur

Kreu i Partisë Socialiste ka komentuar në Twitter intervistat e dhëna së fundi nga kreu i qeverisë, Sali Berisha dhe atë të dhënë mbrëmë nga Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama.

Dy ditë dy intervista dy pamje: Ina Rama qetësi, profesionalizëm, fakte. Saliu çorodi, genjeshtra, kërcënime , turperues për Shqipërinë!- shkruan Rama në Twitter.

Berisha dhe kryeprokurorja Ina Rama kanë qenë në qendër të opinionit publik lidhur me deklarimet e tyre për ngjarjet e 21 janarit.

Kryeministri Berisha deklaroi pak ditë më parë se këto ngjarje do të hetoheshin kur të emërohet një Prokuror i ri.  Kryeprokurorja, i komentoi deklaratat e Berishës si presion ndaj saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›