E Diel, 1 Nëntor 2026

Arben Imami: Skërkoj falje për deklaratat në 21 janar

Share

Unë jam një njeri që di të kërkoj falje. Por në rastin konkret nuk kam pse të kërkoj falje. Kjo është deklarata e ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, bërë në emisionin Debat të Alfred Pezës, i cili do të transmetohet sot në mbrëmje në orën 21.00.

Ditën e 21 janarit, ministri i mbrojtjes Imami ishte ndër të parët ministra që deklaroi publikisht se vrasja e protestuesve kishte ndodhur nga afër për shkak të plagëve që ata kishin. Me thënë të drejtën, unë në 21 janar kam ditëlindjen. Madje isha në shtëpi ndërkohë që pashë në televizor çpo ndodhte. Menjëherë u nisa që aty dhe kam folur në telefon me mjekët e spitalit ushtarak, të cilët më dhanë edhe informacionet paraprake për plagët e marra nga protestuesit. Këtë e deklarova dhe në televizion, dhe nuk kam pse të kërkoj falje për këtë, tha Imami gjatë emisionit, raporton shqiptarja.com. Më vonë, ai tregon se ka shkuar në zyrë, ku ka marrë edhe informacione më të hollësishme. Zoti Imami i përmbahet variantit se ngjarja e 21 janarit ishte grusht shteti, ndërkohë që kërkon nga prokuroria zbardhjen e hetimeve të pavarura dhe të plota e sidomos për organizatorët. Sa i përket rastit të ish komandatit te Gardës, Ndrea Prendi, i cili ka qëlluar mbi protestuesit dhe ka vrarë njërin prej tyre, Faik Myrtaj, e më pas ka shkatërruar provat sipas pretendimit të prokurorisë, duke ndërruar tytën e pistoletës së tij me të shoferit, Imami tha: Çdo njeri mban përgjegjësi vetë për ato që bën, ndërsa deklaroi se nuk ka pasur një urdhër për të qëlluar. Ai kritikoi qëndrimin e kreut të shtetit Bamir Topi gjatë asaj dite, i cili, sipas ministrit, duhet të thërriste në takim edhe kreun e opozitës, edhe kryeministrin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›