E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet në Durrës me armë pa leje Ledio Ruçi

Policia e Durrësit njoftoi se shtetasi Ledio Ruçi është ndaluar mbrëmjen e sotme pas një kontrolli në një postbllok. Sipas informacioneve të para Ruçi është kapur me një pushkë sportive dhe dylbi pa leje ndërkohë që automjeti i tij tip Volksvagen Tuareg figuron pa dokumente.

Ky është ndalimi i dytë që i bëhet djalit te numrit dy të Partisë Socialiste brenda pak muajsh.

Në nëntor ai u përfshi në një aksident në Tiranë me pasojë vdekje ndërsa u lirua pasi u shpall i pafajshëm nga gjykata.

Ndersa mbremjen e sotme pas disa minutash shoqerim ne komisariat, policia njoftoi se Ruçi do te hetohet ne gjendje te lire.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›