E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Ekonomia shqiptare është e qëndrueshme dhe në rritje

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka thënë se ekonomia shqiptare është e qëndrueshme dhe në rritje.

Sipas Fullanit, rritja ekonomike në tremujorin e parë të vitit ka qenë 3.4%.

Gjykojmë se kushtet monetare janë të përshtatshme për të stimuluar rritjen ekonomike. Në kushtet e ekulibrave të brishtë, kjo filozofi do të udhëheq veprimtarinë tonë edhe në periudhën e ardhshme, tha Fullani.

Ky i fundit është shprehur se norma bazë e interesit nuk ka ndryshuar, duke qëndruar në nivelin 5.25%.

Duke u ndaluar tek kredia bankare, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, informoi se kredia në lekë ka arritur në nivelin 14% deri në muajin maj. Ai theksoi në këtë drejtim se sistemi bankar ka aplikuar praktika të kujdesshme kredidhënëse.

Fullani bëri me dije gjithashtu se shpenzimet publike u rritën me 7.4% dhe se të ardhurat buxhetore kanë qenë të ngadalta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›