E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha lobon për Kosovën në Danimarkë

Për sa i përket takimeve dypalëshe të zhvilluara me liderë nga vende të ndryshme të botës, të pranishëm në këtë Samit, Kryeministri Berisha u shpreh se vend kryesor në këto takime zuri çështja e Kosovës. “Këtu një qëllim më madhor është që të loboj për pavarësinë e Kosovës. Fatmirësisht, në këtë aktivitet është shumë e lartë pjesëmarrja nga të gjitha kontinentet. Takova Presidentë dhe Kryeministra nga katërmbëdhjetë vendeve të Afrikës dhe Azisë,  takova Presidentin e Indonezisë, atë të Gaborit, të Kiribatit, të Izraelit, Kryeministrat e Mongolisë, Gambias, Tajlandës, Marokut, Trinidadit, si dhe një seri kryetarësh shtetesh dhe Kryeministrash të tjerë. “Jam përpjekur në të gjitha këto raste të paraqes çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës si një kontribut real të këtyre vendeve për stabilitetin dhe paqen në rajonin tonë. Mund të them me përgjegjësi të plotë se situate nga shtatori, kur u zhvillua Samiti i OKB e deri më sot, për Kosovën është shumë më e favorshme”, u shpreh Berisha. Ai shtoi se pas shtatorit, ka një rritje të vetëdijes për rolin e rëndësishëm të Kosovës për paqen dhe stabilitetin.“Unë do ta shfrytëzoj të gjithë kohën që më jepet këtu për çështjen e Kosovës dhe për marrëdhëniet bilateral mes Shqipërisë dhe vendeve mike në të katër kontinentet. Unë jam thellësisht optimist se do të ketë njohje të reja, pati përfaqësues të këtyre vendeve që më siguruan se ata janë të gatshëm të vendosin menjëherë kontaktet me autoritetet më të larta të Kosovës, pati të tjerë të cilët më thanë se ata do ta shqyrtonin dosjen sapo të ktheheshin në vendet e tyre,  dhe ky ishte një zhvillim pozitiv, nga shatori në dhjetor unë e gjej çështjen pavarësisë së Kosovës  në një zhvillim më të madh pozitiv”, vijoi kryeministri i Shqipërisë.  Gjatë qëndrimit të tij në Danimarkë, kryeministri Berisha është takuar edhe me kryeministrin e Maqedonisë, presidentin e Kroacisë, Kryeministren e Islandës dhe shumë personalitete të tjera, me të cilët ka biseduar për zhvillimet në Shqipëri, projektin madhor të integrimit të vendit në BE, zhvillimin ekonomik, si dhe bashkëpunimin e ndërsjellë mes vendeve mike.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›