Britania: Mos zgjidhja e krizës pasoja për Shqipërinë
Kështu ka deklaruar zëvendësambasadorja britanike në Tiranë, Elisabeth Evans. Ky apeli i radhës që vjen në drejtim të politikës në Tiranë, apel i cili deri më tani duket se nuk ka gjetur terren, teksa opozita vijon protestat e saj në rrugë. “Duhet dialog për të zgjidhur krizën politike. Kjo situatë mund të nxjerrë nga binarët demokracinë”, u shpreh Evans. Diplomatja britanike ka ofruar mbështetjen e vendit të saj ndaj Shqipërisë në rrugën e integrimit.