E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha marshon drejt kryeministrisë, nis protesta e PD/ 1500 efektivë në terren

Ka nisur protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike para Kryeministrisë. Policia e Tiranës ka marrë masat për garantimin e sigurisë deri në përfundimin e saj.

Protesta nuk do të ketë marshime ndërsa pritet që kryedemokrati Sali Berisha të mbajë fjalimin kryesor të protestës.

Në terren janë angazhuar rreth 1500 efektivë. Po ashtu, edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hitaj ndodhet në terren për të vëzhguar nga afër situatën.

Prej orës 15:00, siç është njoftuar,  rrugët rreth Kryeministrisë janë të bllokuara për shkak të protestës.

Konkretisht, akset në të cilat ndalohet qarkullimi i mjeteve janë:

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

-Rruga “Ukraina e Lirë”,

-Rruga “Papa Gjon Pali II”,

-Rruga “Ismail Qemali”.

Nga ora 23:45 së enjtes është bllokuar lëvizja dhe penguar parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›