BE: Heqja e vizave, Shqipëria kaloi testin
Shqiperia e ka kaluar testin sipas zyrtarit me te larte evropian per zgjerimin, duke paralajmeruar se ne shtator do te behet propozimi per heqjen e regjimit te vizave, qe do te ngrinte perfundimisht “traun” per levizjen e lire te qytetareve shqiptare.
Permbushja e angazhimeve te udherrefyesit nga qeveria shqiptare dhe raporti pozitiv i eksperteve te Bashkimit Evropian qe vizituan Tiranen gjate ketij muaji, cilesohen nga Brukseli si hapa mjaft inkurajues ne procesin e liberalizimit te vizave. Komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fyle thote ne nje interviste per televizionin “Klan” se Keshilli i Ministrave te Bashkimit Evropian do te beje ne shtator propozimin per heqjen e regjimit te vizave. Gje qe do te thote se deri ne fund te vitit shqiptaret do te levizin pa viza. Komisioneri Fule shprehet optimist per kete proces, duke vleresuar shtatori do te jete dhe afati konkret. “Kam qene gjithnje optimist per procesin e vizave per Shqiperine, aq me teper duke pare rezultate shume te mira te qeverise shqiptare ne permbushjen e udherrefyesit. Se fundmi, kishte nje mision ekspertesh ne Shqiperi dhe ato qe kam degjuar lidhur me raportin e eksperteve, jane shume inkurajuese. Shpresoj shume, qe ne shtator, Parlamenti Evropian dhe Keshilli i ministrave te fillojne nje proces, ne fund te te cilit, qytetaret e Shqiperise do te mund te udhetojne pa patur nevoje per vize”, u shpreh Fule dje gjate nje interviste dhene per televizionin “Klan”. Jashte vemendje se Komisionerit per Zgjerimin, Fule komenton dhe situaten politike ne vend. Ai vlereson kthimin e Partise Socialiste ne Kuvend. Nga ana tjeter thekson se eshte e nevojshme qe te kapercehen pengesat per gjetjen e dialogut. “Jam i kenaqur qe partite politike jane kthyer ne Parlament. Por, njekohesisht une shoh ende nje hendek ne dialogun midis qeverise dhe opozites dhe kam frike, se nuk jane zgjidhur sic duhet arsyet e ngercit politik”, u shpreh Stefan Fule. Duke u ndalur ne thelbin e ngercit politik, komisioneri i BE-se thekson se gjetja e dialogut duhet te behet e mundur duke respektuar parimet qe jane perfshire dhe ne rezolutwn e Parlamentit Evropian. “Pra, mbetet ende pune per te bere nga forcat politike ne Shqiperi bazuar ne parimet qe tashme i kemi perseritur disa here: kushtetutshmeria dhe transparenca”, u shpreh Fule. Komisioneri u shpreh se palet duhet te bejne me shume perpjekje per gjetjen e dialogut, duke bere thirrja ndaj forcave politike qe te perpiqen per te miren e vendit dhe per hir te integrimit te vendit.
Plotesimi i kushteve te fundit per vizat, Shqiperia progresi
Pas dhenies se rekomandimit te Komisioni Evropian ne maj te ketij vitit per Shqiperine dhe Bosnjen, nga vendi yne u kerkua dhe plotesimi i tre kushteve brenda nje kuadri kohor te shkurter. Ekspertet qe vizituan se fundmi Shqiperine konstatuan permbushjen e te gjitha detajeve teknike qe kane te bejme me heqjen e vizave. Kushtet e plotesuara kane pasur te bejme me miratimin e nje strategjie per riintegrimin e shtetasve shqiptare te kthyer nga vendet e BE, rritje e kapacitetet e zbatimit te ligj kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit dhe zbatimin e ligjit per bllokimin e aseteve kriminale.
Dialogu
“Jam i kenaqur qe partite politike jane kthyer ne Parlament. Por, njekohesisht une shoh ende nje hendek ne dialogun midis qeverise dhe opozites dhe kam frike, se nuk jane zgjidhur sic duhet arsyet e ngercit politik”, u shpreh Stefan Fule.