E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha mban fjalën, emëron Ristanin në postin e zv/ministrit të brendshëm

Tiranë-  Ashtu siç kishte paralajmëruar kohë më parë, se do ta kishte Ristanin në krah të djathtë të tij, kryeministri Berisha ka çertifikuar sot këtë vendim duke e emëruar ish0kreun e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, në postin e zv/ministrit të Brendshëm.

Vendimi I bërë public sot dhe që hyn menjëherë në fuqi është marrë nga Këshilli i Ministrave, me propozim të kreut të qeverisë.

Numri një i qeverisë shqiptare kishte shprehur edhe më herët qëndrimin e tij pro ish-kreut të KQZ-së, Ristani, duke u shprhur me superlative për punën e tij në krye të këtij institucioni dhe duke shprehur se ai do të ishte një nga aktorët më të rëndësishëm të qeverisjes së shpejti.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›