Kombëtarja mposht Slloveninë dhe shiun. Roshi vulos fitoren 1 me 0
Tiranë- Ka përfnduar 1 me 0 për kuqezinjt ndeshja mes Shqipërisë dhe Sllovenisë, me një gol të rroshit në minutën e 36-të.
Kombëtarja ka patur disa raste për të shënuar në fillim të pjesës së parë, në minutën e tretë Vila ka devijuar topin me kokë por pa mundur të shënojë. Sërish në minutën e 14-te godet Bulku drejpërdrejt portës por ka pritur portjeri Slloven.
Në minutën e 22 vjen dhe kartoni i parë për skuadrën Sllovene, kartoni i verdhë i jepet numrit 22 Ales Mertel. Ka qënë Sadiku në minutën e 33 i cili ka gjuajtur shum pranë portës por Cani nuk ka mundur dot të preki topin edhe pse e kishte të lirë hapësirën për të shënuar.
Në minutën e 36-te Shqipëria kalon në avantazh, Rroshi shënon gol me anë të një harkimi nga Emiliano Vila. Nderkohe në minutën e 43 një tjetër karton i verdhë për skuadrën Sllovene, kartoni i jepet lojtarit Jospi Ilicic.
Në përfundim të pjesës së parë, në minutën e 46 një goditje e rrezikshme vjen drejt portës tonë por portjeri Berisha devijon.
Kuq e Zinjte kanë arritur të ruajnë rezultatin edhe pjesën e dytë të ndeshjes, duke ndaluar tentativat e njepasnjeshme të sllovenëve për të ndryshuar rezultatin dhe duke marrë fitore mëse të merituar.
/IDEA/