Shkrimtari Ismail Kadare nderohet ne Itali me cmimin Lerici Pea 2010-e

Shkrimtari dhe poeti i madh Ismail Kadare nderohet ne Itali me cmimin Lerici Pea qe kete vit shenon edicionin e tij te 57-te. Lajmin e ben te ditur agjencia e italiane e lajmeve Ansa e cila thekson se 4 here kandidati per cmimin Nobel anetar nderi i Akademise Franceze Kadare nisi te shkruaje poezi qe ne shkollen e mesme ne qytetin e tij te lindjes Gjirokaster. I diplomuar fillimisht per letersi ne Tirane me pas vazhdon studimet ne Universitetin Gorki te Moskes ndersa ne 1990 fiton te drejten e azilit ne France aty ku jeton edhe sot. Sipas Ansa-s shkrimtari vazhdon te shprehe publikisht mospelqimin ne drejtim te politikaneve komuniste shqiptare. Dhenia e cmimit Lerici Pea 2010 autorit Kadare- shkruhet ne motivimin e cmimit- nenkupton rolin e poezise dhe letersise si instrument lirie duke u bere mbeshtetje per te gjithe njerezit e botes te cileve iu mohohen lirite themelore. Cmimi i poezise Lerici Pea eshte krijuar ne vitet 1952-1954 me emrin Lerici emer te cilit ne 1958 iu shtua dhe pjesa Pea ne nder te Enrico Pea nje nder themeluesit e cmimit i cili ne ate kohe u zhduk ne menyre te mistershme. Qellimi i cmimit eshte promovimi i poezise ne vecanti i poeteve te rinj eksperimentimi i gjuheve te reja poetike dhe njohja e poeteve te medhenj.
...