E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha mban fjalimin ne OKB

Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Kreu i qeverise ka bere nje ekspoze te situates se vendit tone pas krizes ekonomike globale.

Ai u ka bere thirrje vendeve pjesemarrese qe te investojne ne Shqiperi, pasi ajo perben nje resurs te vertete per investimet e huaja.

“Shqiperia eshte e hapur per investime”, eshte shprehur Berisha ne OKB.

Sipas kryeministrit, “Shqiperia eshte e hapur ndaj formave te reja te prodhimit te energjise”.

Me pas kreu i ekzekutivit ka renditur sukseset e qeverise shqiptare gjate ketyre viteve.

Duke folur per Kosoven, ai tha se shteti me i ri i Ballkanit eshte shnderruar ne nje faktor te rendesishem stabiliteti ne rajon.

Kryeministri u ka bere thirrje vendeve anetare te OKB-se qe te njohin pavaresine e Kosoves.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›