Meta takon homologët sllovak e malazez

Zv/Kryeministri dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, gjatë qëndrimit në New York, në kuadrin e pjesëmarrjes në Sesionin e 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, zhvilloi të premten një takim me Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajcak dhe me Ministrin e Jashtëm të Malajzisë, Datuk Anifah Aman.
Gjatë takimit me kolegun sllovak, krahas konfirmimit të mbështetjes për Shqipërinë gjatë proçesit të integrimit europian dhe liberalizimit sa më të shpejtë të vizave, Meta mirëpriti vendimin e qeverisë sllovake për hapjen së shpejti të Ambasadës sllovake në Tiranë dhe e ftoi ministrin Lajcak që të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë me këtë rast.
Ndërsa gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Malajzisë, Datuk Anifah Aman, Meta u ndal në ndihmën që ky vend mund të japë në lobimin me vendet e rajonit për njohjen e mëtejshme të shtetit të ri të Kosovës. Zv/Kryeministri Meta shprehu dëshirën për një prezencë sa më të madhe me investime të biznesit malajzian në Shqipëri.
Zv/Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Meta mori pjesë gjithashtu në veprimtari të karakterit shumëpalësh, si takimi Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BEDZ) dhe Takimi vjetor i Ministrave të Punëve të Jashtme të Organizatës së Konferencës Islamike.