Gara për kreun e PS, mbyllen kutitë e votimit

Janë mbyllur zyrtarisht në orën 16:00 kutitë e votimit për të zgjedhur kreun e ri të Partisë Socialiste. Tashmë socialistët kanë vendosur se kush do të jetë kreu i ri i selisë rozë, Maqo Lakrori apo Edi Rama. Sipas burimeve të RTV "Ora News", rreth orës 18:00 do të jepet një shifër për pjesëmarrjen në votim, ndërsa në orën 21:00 do të jepet një rezultat paraprak për fituesin e garës. PS nuk ka dhënë ende një shifër zyrtare për pjesëmarrjen në votime.
Në deklaratën e tij, Rama tha se procesi i votimit ishte demokratik dhe i qetë, ndërsa kandidati tjetër, Lakrori tha se vlerësimin e tij për procesin do të bëjë në kohën e duhur.
Në deklaratën e tij, Rama tha se procesi i votimit ishte demokratik dhe i qetë, ndërsa kandidati tjetër, Lakrori tha se vlerësimin e tij për procesin do të bëjë në kohën e duhur.