E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha mbështet luftën e policisë ndaj krimit Shih video This text will be replaced var so = new SWFObject('video/player.swf','mpl','320','276'

“Erdha t’iu ngushëlloj dhe tu ftoj të ndiqni aktin shembullor e sakrifikues të katër shokëve tuaj të rënë në krye të detyrës”.
Me këto fjalë kryeministri i vendit Sali Berisha i është drejtuar stafit policor në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së shtetit. Vetëm pak ditë pas vrasjes së katër oficërëve të trupës speciale të operacioneve sekrete, kreyministri deklaron se do të kërkojë po të njejtën mënyrë për të luftuar krimin, tolerancë 0 ndaj tij.
Berisha “Lufta kundër krimit ka një çmim, por ky çmim të përpiqemi tok që të jetë sa më i vogël”
Pasi ka mbledhur informacionin mbi shumë rrethana në të cilat u krye operacioni i së premtes në Plazhin “Iliria” në Durrës, kryeministri ka deklaruar se asnjë nga katër oficerët nuk gjendej rastësisht aty.
Berisha “Krimineli nxorri nga makina bandën e tij, ndërsa njësia e specializuar bëri detyrën, ndërsa shefi i saj mbajti detyrën më të vështirë. Dajti edhe mund të asgjësohej, por policët zgjodhën të zbatojnë ligjin”
Kjo ngjarje padyshim ngriti shumë pikpyetje, për mënyrën se si u organzia operacioni për kapjen e një personi të kërkuar, për mënyrën se si ai kishte mund të jetonte i lirë dhe pse mbi të ishin ngritur një lumë akuzash të rënda. Këto tashmë janë bërë objekt i një hetimi nga prokurorë të Krimeve të Rënda. Ajo çka duhet të rishikohet është ligji për statusin e policit dhe ai për goditijen e krimit të organizuar.
Berisha “Do të rishikojmë ligjin për statusin e policit të vrare si dhe ligjin për krimin e organizuar. Do të keni mbështetjen e qeverisë sime dhe atë të parlamentit”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›