8 vjet nga Marrëveshja e Ohrit
Përderisa qeveria bëhet gati për të festuar 8-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, opozita shqiptare paralajmëron bojkot të Parlamentit të Maqedonisë me arsyetim se kjo marrëveshje nuk është duke u implementuar në praktikë. Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, sot deklaroi se Partia tij javën e ardhshme do ta fillojë bojkotin e parlamentit për shkak se pushteti nuk ka treguar gatishmëri për pranimin e Marrëveshjes së re mes shqiptarëve dhe maqedonasve që e propozon kjo parti. Thaçi ka paralajmëruar se në rast se edhe më tej nuk pranohet marrëveshja e re mes shqiptarëve dhe maqedonasve, do të kërkojë nga kryeministri shqiptar Sali Berisha, që Shqipëria me veto ta pengojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
Në ndërkohë zëvendës kryeministri përgjegjës për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit Abdylhaqim Ademi shpalos radhitjen e manifestimeve që do të organizohen për shënimin e 8-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.
Edhe përfaqësuesit e Bashkësisë Ndërkombëtare në Maqedoni vlerësojnë se marrëveshja e Ohrit duhet të jetë modeli në bazë, të së cilit duhet të rregullohen marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni.
Ambasadroi amerikan Filip Riker sot në Ohër ka deklaruar se nuk a nevojë për Marrëveshje të re mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Ndëkraq ambasadori evropian Ervan Fuere ka vlerësuar se një pjesë e madhe Marrëveshjes së Ohrit që ka të bëjë me të drejtat e shqiptarëve ende nuk është implementuar, por ka vlerësuar se bojkoti i Parlamentit nuk është zgjidhje.
Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua më 13 gusht të vitit 2001, me çka u ndërpre konflikti gjashtëmujor mes Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Forcave të Armatosura Maqedonase. Shqiptarët dhe maqedonasit prej atëherë pa ndërpre janë në polemika lidhur me implementimin e kësaj marrëveshje.