Berisha, mbështetje Dobjanit për mbrojtjen e qytetarëve
Kryeministri Sali Berisha mbështet punën e Avokatit të Popullit, Ermir Dobjani, në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve shqiptarë. Avokati i Popullit e njohu dje Kryeministrin Sali Berisha me të gjitha përpjekjet e tij dhe të institucionit që përfaqëson në zbatim të Kushtetutës dhe ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Z. Dobjani shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin mes institucionit të Avokatit të Popullit dhe Policisë së Shtetit, por u ndal edhe në disa probleme që janë shfaqur këto javët e fundit në këtë bashkëpunim, probleme të cilat janë krejtësisht të shmangshme. Kryeministri Berisha vlerësoi veprimtarinë e Avokatit të Popullit dhe institucionit të tij në garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Kryeministri e siguroi z. Dobjani për mbështetjen e plotë të tij dhe të qeverisë që ai drejton në këtë aspekt. Kryeministri Berisha kërkoi që Avokati i Popullit të mbajë të gjitha qëndrimet ligjore ndaj çdokujt që dhunon apo nuk mbron të drejtat e liritë e qytetarëve dhe të përdorë të gjithë mekanizmat ligjorë në mbrojtje të qytetarëve, të cilëve u cenohen të drejtat nga segmentet e administratës.
Topi në Milano për “Kalorësin e Paqes së Mijëvjeçarit”
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi, u nis dje për një vizitë në qytetin e Milanos, Itali, i ftuar nga Qendra Ndërkombëtare për Paqen e Kombeve, e cila do ta nderojë kryetarin e shtetit me titullin e lartë “Kalorësi i Paqes së Mijëvjeçarit”. Ky titull ndërkombëtar jepet për kontributin e shquar dhe rolin e rëndësishëm moderator të kreut të shtetit në garantimin e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, si dhe në ruajtjen e ekuilibrave në arenën politike shqiptare dhe në atë rajonale në shërbim të paqes, qëndrueshmërisë dhe prosperitetit.
Gjatë qëndrimit në Milano, Presidenti Topi do të takojë dhe do të zhvillojë bisedime me Presidentin e Rajonit të Lombardisë, Roberto Formigoni, kryetaren e Bashkisë së Milanos, Leticia Morati etj.