PS kundër ligjit të kazinove
Tiranë (start)-Nënkryetari i Grupi Parlamentar të Partisë Socialiste Erion Braçe është hedhur në sulm ndaj qeverisë, për licencimin e kazinove. Duke komentuar një projektligj që shkuar në Parlamentit për lojërat e fatit, Braçe kundërshtoi ashpër liberalizimin e këtij tregu, që sipas deputetit socialist do të varfërojë më tej xhepat e shqiptarëve.
“Dua të përsëris edhe njëherë sot se ligji që është në diskutim në Kuvendin e Shqipërisë më iniciativë të kryeministrit Sali Berisha dhe me ndikimin e drejtpërdrejtë për ta miratuar atë në kohë rekord, është korruptiv, është klientelist dhe është kriminal”-theksoi Braçe, teksa shtoi se një liberalizim i tillë do të ndihmojë për të hapur këtë lloj biznesi në të gjithë vendin.
Më tej, Braçe theksoi se më këtë ligj të ri, i cili ul edhe moshën e personave që të lejohen të hyjnë në ambiente të tilla, nga 21-vjeç në 18 vjeç, do të ndihmojë të përhap këtë ves tek më shumë njerëz.
“Duke përfunduar do të doja të thoja që ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Sali Berishës, së pari për të dalë dhe për të sqaruar para dhe në vëmendje të shqiptarëve pikërisht arsyet se pse e detyrojnë atë të ulë çmimin e licencës së kazinosë nga 10 Milionë USD në 3 Milionë USD. Ne kërkojmë një arsye të qenësishme nga kryeministri i Shqipërisë për veprimin e tij të materializuar në këtë projektligj”-përfundoi Braçe.