Vritet ne prite me 4 plumba, 38-vjecari nga Korca
TIRANE - Nje vrasje ka tronditur qetesine e kryeqytetit mbremjen e djeshme. Shpetim Gjenollari 38 vjec, eshte ekzekutuar ne nje prite ne rrugen "Babe Rexha", ne Tirane nga nje person qe per policine ka qene i paidentifikuar, deri ne oret e vona te nates se djeshme. Ngjarja e rende ka ndodhur ne oren 19:00 te dites se djeshme. Deshmitare okulare thane per "KJ", se Gjenollari 38 vjec sapo kishte dale nga nje pike interneti, kur nje person i paidentifikuar i eshte afruar, ka nxjerre armen dhe ka qelluar kater here mbi te. E pas kesaj, kur ne rruge nuk kishte asnje njeri, autori eshte larguar i qete. Persona te ndryshem qe kane qene ne afersi te vendit te ngjarjes kane degjuar krismat dhe kane dale ne rruge. Ata kane pare trupin e shtrire ne toke dhe menjehere kane njoftuar policine. Ne drejtim te vendit te ngjarjes kane shkuar forca te shumta policie. Gjithcka ka ndodhur ne pak minuta dhe deshmitaret okulare, kane qene te pakte. Policia ka marre disa deshmi, por dhe ato nuk i kane ndihmuar, qe te bejne te mundur identifikimin e autorit te kesaj vrasjeje.
Burime zyrtare nga policia, kane bere te ditur se ngjarja ka ndodhur tek ish-Parku i Autobuseve, pikerisht perpara nje lokali bastesh sportive. Viktima kishte dale nga pika e internetit, qe sipas deshmitareve ishte duke lundruar ne rrjetin social Facebook. Mister ka ngelur per policine autori, por dhe shkaqet e kesaj vrasjeje. Nga burime te uniformave blu eshte bere e ditur se jane ngritur disa pista hetimi ne lidhje me kete ngjarje, por ende nuk eshte arritur ne zbardhjen e nje te vetme. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur dhe kreret e larte te policise se kryeqytetit. E gjithe zona eshte rrethuar nga efektivet e patrulles se pergjithshme dhe disa te dyshuar jane kontrolluar e shoqeruar ne komisariat.
Viktima 38-vjecar, ka qene vetem ne momentin kur eshte qelluar. Nga policia mesohet se, Gjenollari me origjine nga Korca, por me banim ne zonen ku ndodhi ngjarja eshte qelluar me kater plumba te nje pistolete te llojit "TT". Gjate hetimeve, policia ka marre deshmite e gjashte personave, te cilet kane deklaruar mbi ate qe kishin pare. Gjithashtu mesohet se dhe disa te tjere jane shoqeruar si te dyshuar ne lidhje me vrasjen, ose persona qe kane dijeni per kete ngjarjen. Motivet sipas policise, ende nuk dihen. Uniformat blu, kane marre ne pyetje familjaret e te vdekurit, te cilet kane dhene dhe deshmite e tyre per aktivitetin e te afermit.