E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha mbledh KRRTRSH, miratohen vendime të rëndësishme në energjetikë, turizëm e infrastrukturë

Nën drejtimin e Kryeministrit Berisha u zhvillua të premten pasdite mbledhja e Këshillit Kombëtar të Territorit, gjatë së cilës u miratuan disa leje infrastrukturore në fushën e energjisë, turizmit si dhe planet e përgjithshme urbanistike vendore.

Në mbledhjen e tij, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi:

1-Leje zhvillimore komplekse, për ndërtimin e hidrocentraleve Murdhari 1 Murdhari 2 nga shoqëria HydroEnergyshpk, komuna Berzhitë, Qarku Tiranë.

Ky projekt shtrihet në komunën Berzhitë rrethi Tiranë,, investim i Hydroenergyshpk dhe përbëhet nga një kaskadë prej dy hidrocentralesh. Ka një investimi prej 9 000 000 euro, fuqia e instaluar 4.8 mË. Ky investim do të inaugurohet në muajin nëntor të këtij viti.
Në prezantimin e tij, Kryeministri Berisha e vlerësoi këtë investim që pritet të përfundojë në muajin nëntor. Kjo vepër përfundon në nëntor të vitit që vjen dhe kështu i shtohet vendit edhe një vepër e re hidroenergjetike në mandatin e tretë. Atëherë kur starton me vrull të madh Shqipëria superfuqi energjetike në Rajon për energjinë e rinovueshme.

2-Leje zhvillimore komplekse, për ndërtimin e hidrocentralit Spathare, komuna Qender, rrethi Librazhd.

Ky projekt shtrihet në komunën Qendër të rrethit Librazhd, është një investim i firmës Lucenteshpk. Ka një investim 80 000 000 lekë dhe me fuqi të instaluar 1038 kë.
Kryeministri Berisha falenderoi firmën për investimin dhe u shprehu bindjen se, ky është një nga sektorët më të rëndësishme të zhvillimit të këtij vendi, i cili ka nisur me një seri hidrocentralesh të përfunduara dhe të tjera në ndërtim, por së shpejti nis edhe vepra më e madhe dhe investimi më madhor që është Kaskada e Devollit.

3-Lejë infrastrukture, për ndërtimin e hidrocentraleve Lena 1, Lena 2, Lena 2A, Martanesh.

Ky projekt shtrihet në fshatin Lena në pjesën e sipërme të rrjedhës së lumit Mat, është një investim i firmës Gama Energy sh.p.k, investim prej 312 000 000 lekë dhe ka një fuqi të instaluar 4485 kë. Ky investim do të jetë një ndihmesë e madhe për zonën pasi përveç punësimit, e cila pritet të krijojë vend e pune për 110 persona por do të ketë një zhvillim edhe infrastruktura.

4-Leje infrastrukture, për objektin HEC-PRELLE, Komuna Rukaj-Burrel, qarku Dibër.

Ky është investim i shoqëria Prell Energy sh.p.k. ka një vlerë investimi rreth 1 512 585 536 lekë, me fuqi të instaluar 6600kë dhe 4100 kë. Ndërtimi i këtij hidrocentrali do të ndihmojë zonën për zhvillimin e infrastrukturës e cila do të lidhë fshatrat me njëri-tjetrin. Gjithashtu në këtë zonë pas ndërtimit të këtij objekti do të ketë një rritje të rritje të punësimit si në fazën e ndërtimit, por edhe në atë të administrimit më pas.

5-Leje infrastrukture, për ndërtimin e hidrocentralit Vlushë.

Ky projekt shtrihet në qytetin e Çorovodës dhe shfrytëzon lumin e këtij qyteti. Investimi bëhet nga kompania Aurora Konstruksion, dhe ka një investim 14 060 000 euro me fuqi të instaluar 14 200 kë. Ky investim do të ndihmojë edhe zonën për investimet infrastrukturore. Gjithashtu do të punësojë 100 persona gjatë fazës së ndërtimit dhe më pas me dhjetëra të tjerë gjatë aktivitetit të tij.

6-Leje infrastrukture, për ndërtimin e hidrocentralit Helmes, Erseke, qarku Korçë.

Ky investim shtrihet në komunën Miras të zonës së Devollit. Investim i Shoqëria E.T.H-H sh.p.k. me vlerë investimit: 10 800 000 milion lekë dhe me një kapacitet 420 kë.

7-Leje zhvillimore komplekse për shtesën e korpusit te Universitetit Politeknik.

Ky është një projekt për një shtesë të korpusit të Universitetit Politeknik, në pjesën e pasme të saj. Investimi bëhet sipas të gjitha parametrave dhe me një arkitekturë moderne.
Projekti është hartuar nga: UAEÇ dhe ka një investim 422 000 000 lekë. Me ndërtimin e kësaj shtese synohet të ndërtohen laboratorë dhe shërbime për studentët, salla leksioni dhe ambiente administrative. Sipas projektit të ri në këto ambiente do të akomodohen 1200-1300 studentë.

Kryeministri Berisha vlerësoi investimin dhe u shpreh se, është një ndërtim i jashtëzakonisht i rëndësishëm, në infrastrukturën e universiteteve tona. I jep një përgjigje kërkesave të mëdha logjistikë dhe të tjera, që kanë ardhur nga shtimi i numrit të studentëve. Vitin e kaluar u diplomuan 25 mijë student kundrejt vetëm 6 mijë që janë diplomuar në vitin 2000, shtesa është mbi katër herë dhe ecja me infrastrukturë është e domosdoshme.

8-Leje zhvillimore komplekse për Resortin Turistik OMNIX ALBANIA.

Ky kompleks ndërtohet në zonën e Gjirit të Lalsit në Durrës. Studimi është i orientuar në të gjitha parametrat që ka mbajtur studimi i vitit 2003 për zhvillimin e zonës në sektorin e turizmit. Projekti i investimit është bërë nga kompania Chapman Taylor dhe kap një investim prej 200.000.000 Euro.

9-Leje zhvillimore komplekse për Resortin Turistik NEW BORN.

Ky investim do të jetë në zonën e bashkisë Sukth. Është financim i Balfin Group dhe është investim po i kësaj kompania. Kjo është zonë elitare ku do të ndërtohen vila dhe apartamente luksoze.

10-Leje infrastrukture për ndërtimin e rrjetit kombëtar të telefonisë celulare AMC.

Ky është një investim nga MAC për marrjen e lejes kombëtare të telefonisë celulare. Qëllimi është shtrirja e sinjalit dhe dixhitalizimi i rrjetit edhe më mirë. Marrja e lejes për këto antena të telefonisë celulare plotëson vizionin e kompanisë AMC.

11-Leje infrastrukture për ndërtimin e rrjetit kombëtar të telefonisë celulare VodafoneKy është një investim nga Vodafone, për marrjen e lejes kombëtare për 207 stacione të reja të telefonisë së lëvizshme. Projekti nënkupton shtrirjen e rrjetit në të gjithë territorin. Shtimi i tyre do të sjellë hapje të vendeve të reja të punës që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen.

Kryeministri Berisha tha se kjo vjen si rezultat i disa presioneve, që ju bëjnë kryetarët e Komunave këtyre kompanive, sepse këto duhet të ishin vetëm atribute të qeverive vendore. Por ata filluan duke vënë taksa absurde, derisa u detyrua qeveria të ndërhyjë me një vendim të veçante për ta parandaluar.

12-Shpallje zonë me rëndësi kombëtare dhe PDV me sip. 57 890 m2 në Gjirin e Lalzit
Ky është një investim në zonën e Gjirit të Lalzit në fushën e turizmit. Është një financim i kompanisë Perla-S12. Investim prej 917 000 000 lekë dhe projekti është hartuar nga firma UAEÇ sh.p.k. Do të jetë një projekt me vila të vogla dhe funksionale dhe këtu i është dhënë prioritet edhe mjedisit.

13-Shpallje zone me rëndësi kombëtare dhe PDV me sip. 7.17 ha në Gjirin e Lalzit
Është një investim turistik i financuar nga firma Lura. Zona do të ketë një ndërtim sipas projekteve të miratuara turistike në fushën e hoteleri-turizmit.

14-Plani i Përgjithshëm Vendor komuna Berxull, qarku Tirane.

Financimi i këtij plani është bërë nga komuna Berxull. Projekti i është referuar planit të përgjithshëm vendor të hartuar edhe nga bashkia e Tiranës. Përgjatë rrugës Tiranë-Durrës dhe rruga e Rinasit është parashikuar si zonë industriale.

15-Plani i Përgjithshëm Vendor bashkia Fier-komuna Qender Fier, qarku Fier
Financim i bashkisë Fier dhe komuna Qendër dhe ku janë marrë parasysh të gjitha komponentët përbërës të planit ndërvendor.

16-Plani i Përgjithshëm Vendor komuna Kashar, qarku Tiranë
Financim i komunës Kashar dhe ku janë marrë parasysh të gjitha komponentët përbërës të planit vendor.

17 -Plani i Përgjithshëm Vendor komuna Farke, qarku Tiranë
Financim i komunës Farkë dhe ku janë marrë parasysh të gjitha komponentët përbërës të planit vendor.

18-Plani i Përgjithshëm Vendor komuna Petrele, qarku Tiranë
Financim i komunës Petrelë dhe ku janë marrë parasysh të gjitha komponentët përbërës të planit vendor.

19-Plani i Përgjithshëm Vendor komuna Berzhitë , qarku Tiranë, financim i komunës Berzhitë dhe ku janë marrë parasysh të gjitha komponentët përbërës të planit vendor.

Kryeministri Berisha vlerësoi projektin dhe u shpreh se është bërë një punë e shkëlqyer ku në t

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›