E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Tonight: Aleanca e majtë fituese në 23 qershor, minimumi 77 mandate

Aleanca për një Shqipëri Europiane del fituese pas 23 qershorit me të paktën 77 deputetë. Kështu të paktën ka konstatuar për RTV Ora News në Tonight Ilva Tare kreu i selisë rozë Edi Rama. Për gati rreth 2 orë, Rama përballë gazetares Tare ka folur për aktualitetin politik, zhvillimet brenda PS pas zyrtarizmit të listave, fushatës që do të bëjë e majta, koalicioni me Metën por dhe për vizionin e tij si Kryeministër i ardhshëm për qeverisjen e vendit.
Do lëvizni me autobus për këtë fushatë?
Me këtë autobus do shoqëroj të gjitha skudrat për të bërë prezantimet, që ta bitisim me fitoren e 23 qershorit. Jemi këtu për të ushëhequr Shqipërinë në rrugën drejt një perspektive të re, është risi për Shqipërinë, në vazhdën e një fushate që përvecse tradicionale është e mbushur me elementë të teknologjisë së re. E filluar me ciu ciu dhe sot e shtjelluar me një sërë elementësh të paparë më parë.
Listat, mbi çkritere i bëtë?
Nuk ka qenë një vendim personal dhe pse për shkak të detyrës kam fjalën e fundit, është dashur të bëhen konsultime shumë të imëta për të ndërtuar një skuadër të fortë për të fituar edhe përmes cilësisë së deputetëve që të mishërojnë përkatësinë ndaj çdo qarku, duke respektuar shumë nga elementët që duhen respektuar.
I njihni të gjithë ata që keni në listë?
Sigurish që i njoh. Nuk është marrë mendimi tradicional i bazës, nuk e bën asnjë parti, por padyshim është marrë gjerësisht mendimi i opinionit publik përmes anketimeve të ndryshme për të testuar impaktin publik të çdo deputeti.
Kishte emra të panjohur për publikun, por emra të rëndësishëm lokal?
Skuadrat tona e mëshirojnë në një masë shumë më të konsiderueshme se skuadra e kundërshtarit përfaqësinë lokale, të territorit.
A keni zgjedhur ju një listë ushtarësh, për të ndarë kështu edhe rriskun e një humbje të mundshme?
As nuk e mendoj 24 qershorin përveçse si dita e fitores për gjithë Shqipërinë. Për çdo skuadër është marrë parasysh një sërë kompleksiteti, do kërkohet një kompaktësi e madhe e skuadrës, e cila nuk çalon aspak në realizimin e programit të saj. Është një vendim kompleks sa për individin edhe skuadrën.
Cfarë kuptoni me kompakt, të votojnë si thoni ju?
Skemi pasur probleme me rivalitete të brendshme, skemi pasur probleme të asfiksojmë zëra. Kemi pasur problemin për ruajtjen e një vizioni strategjik pa vendosur axhendën personale përpara axhendës kombëtare.

Shqipëria vend me sistem demokratik, por si rezultat i këtij sistemi loja mbetet tek 5 deputetë?
Kjo është nonsens, është sistem demokratik, një diferencë e ngushtë prodhon ndarje të mandateve që është e ngushtë, por 23 qershori do provojë që ky sistem prodhon fitues edhe me një diferencë të madhe.

Nëse humbni, premtoni se do të ndërroni sistemin?
Nuk kam arsye të premtoj dicka të tillë. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që të cojë përpara një axhendë europiane dhe interesit kombëtar, një qeveri që është në punë dhe është e mbështetur nga një shumicë që realizon një program si ky I yni, më i përshtashmi për vendin. Ne nuk na duhen votata e të gjithëve, na duhen 60%. Uën di që vota popullore për të larguar këtë pushtet të korruptuar është mbi 60%.

Berisha ka ndarë më shumë pushtet me aleatët?
Nëse ndarja e pushteti është një komlomeratë mes besnikëve qorra dhe tradhëtarëve unë këtë nuk e honeps dot, aq më shumë ta bëj. Ne nuk do ndajmë administratën në varësi të votave, do ndajmë përgjegjësitë politike në bazë të kontributeve në zgjedhje, jo adminstratë që do ua japim në dorë shqiptarëve. Shqipëria nuk ka shtet dhe nuk shërbehen ashtu sic e meritojnë se kanë një adminsitratë në shërbim të partisë. Kemi një polici të tradhëtuar dhe korruptuar si asnjëherë tjetër, prandaj të gjitha shërbimet kanë degraduar, vetë vendi është në rrënim të vazhdueshëm edhe fizik.
Jo të gjithë ishin të kënaqur me listat?
Nuk ka në asnjë vend të botës që të ketë lojtarë të lumtur që rrinë në stol apo dalin nga fusha, por skuadra ka një numër të caktuar.
Të pakënaqurit në zgjedhjet e 2007 bënë që të humbin zgjedhjet, çefekt do kenë në këto zgjedhje?
Zero. Ska më njerëz që vrapojnë pas berihajt, pas personazheve që kanë dalë në rrugën e kandidimit të pavarur vetëm për të bërë dëm, sdo bëjnë dëm.
Përfshini dhe Priftin këtu?
Përfshij cdo prift dhe hoxhë, të thuash jam socialist dhe të kërkosh vota jashtë PS për të dëmtuar, kjo është e palogjikshme.
Pse nuk u kandidua zoti. Duka?
Sepse unë kam mbrojtur mendimin se dy kunetër në dy forca aleate në të njëtin front do ishin pak si shumë në të njëtin qark, nga pikëpamja e ngarkesës politike, jo te personi.
Pse nuk u përshi në listë Ilir Gjoni?
Lsitat janë ndërtuar për të pasur impakt maksimal në territor dhe publik, janë ndërtuar për të fituar dhe jo ndëshkuar.

Pse kandiduat në Vlorë, kishit kompleks nga Tirana?
Si i lindur dhe i rritur në Tiranë uën duhet të kem kompleks, ndërsa Saliu si i ardhur nuk ka, bota është kthyer në një kompleks. Kam zgjedhur qyetin e pavarësisë për të dhënë një mesazh shumë të thjeshtë, pas 100 vjetësh kemi nevojë të bëhemi shumë serioz dhe të marrim përsipër të bëjmë shtet në këtë vend. Duke shkuar në Vlorë në fakt kam privilegjin të jem deputet i të gjithë trojeve shqiptare, pasi është vendi që nisi gjithcka në historinë e këtij shteti.
A e bëtë për të amortizuar deputetët që i latë jashtë?
Ndjehem shumë krenar kur dëgjoj emra si Arben Isaraj, Eltar Deda, me shumë dinjitet dhe përkushtim për qëllimin tonë të përbashkët jo vetëm kanë mbajtur qëndrime shembullore, por kanë dëshmuar se PS është tjetër gjë nga cfarë e përshkruajnë tradhëtarët që përfunduan në pazarin oriental të Berishës.
Mbetemi te tradhëtarët, e keni fjalën edhe për Malaj, pse nuk e futët në listë?
Për një axhendë personale të mbivendosur mbi atë kombëtare të PS, rolin e një individi ndaj një skuadre. Askush nuk është i domosdoshëm që të cënojë vazhdimisht axhendën e skuadrës.
Koço Kokëdhimën e ftuat si mik apo si i majtë?
E kam ftuar si një bir i Bregut, një botues që ka kontribuar ndër vite për të majtën, që u ka mbijetuar presioneve të pashembullta të pushtetit, si një sipërmarrës që është shembull i rrënimit në rezistencën ndaj presionit të pushtetit, si një person që përmban një kulturë dhe dije të mjaftueshme.
A ka perfituar Kokëdhima nga ju në kohën kur ishit Kryebashkiak, ju akuzon Berisha, sot edhe Islami?
Imagjinoni një person që PS ka kontribuar për të në 20 vite që përfundon në një Laurë, një turp. Bashkia aty është, shkoni dhe investigoni, mos e lini publikun në këtë lloj amullie. Kokëdhima nuk ka përfituar asgjë më shumë seç i ka takuar gjatë kohës që unë kam drejtuar bashkinë e Tiranës. sot jam shumë krenar për atë që kam bërë, teksa shoh se në çgjendje është katandisur Tirana.
Kryeminsitri ka përsëritur të njëjtat akuza sot, keni një koment?
Ju thashë mund të investigoni, atje janë arkivat. Është një politikë e turpshme, një goxha burrë, Kryeministër i këtij vendi vazhdon e përbalt opozitën. Ku është Shqipëria vend i zhvilluar, ku kanë shkuar paratë e shqipatërve. Sot ka 57% analfabetizëm funksional mes 15 vjecarëve. E kuptoni cfarë rrënimi ka sjellë kjo lloj maskarade. Jam i vetëdijshëm dhe shumë i qartë për atë që ka ndodhur në këto 8 vite në vend. Duhet të hyjmë në rrugën e mirëqeverisjes, punësimit.
Është kthyer zoti Nano në krah të Malajt, si e shihni?
Mu kujtua rikthimi i Mumjes. Shqiptarët i janë mirënjohës Ismail Qemaili. Unë nuk e kam bërë kundërshtar Fatosin, ai ka vendosur të jetë kundërshtar i PS në cdo nevojë që ka pasur nevojë për mbështetje. Skam arsye të shoh në gjithë rrugëtimin tim në krye të PS shkakun e sjelljes krejt të papranueshme të Fatos Nanos.
PS është investuar taktikisht, a mund të themi se PS dështoi të krijojë frymë antiregjim?
PS në radhë të parë ka pasur një vizion strategjik që të kthehemi tek gjërat reale, u ka dhënë në dorë shqiptaërve një ofertë spektakolare , programin për një Rilindje dhe një skuadër të gatshme për ta realizuar, në rast se shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›