Ambasadori Svenson: Plotësoni KQZ-në, konform rregullave e strandarteve
Korçë- Nga qyteti i Korçës ambasadori suedez Patrik Svenson ka theksuar se institucioni i KQZ-së duhet të plotësojë sa më shpejt numrin e anëtarëve të saj për të qenë konform standarteve dhe rregullave.
“Patjetër që komisioni duhet të plotësohet dhe unë sugjeroj që ai të ketë 7 veta në mënyrë që të ketë një proces të rregullt.
KQZ duhet të ketë 7 anëtarë dhe kjo duhet të mubndësohet se ma shpëjt kjo gjë në mënyrë që edhe puna e këtij komisioni të jetë konform standarteve dhe rregullave”,- tha ai.Në fjalën e tij Svenson ka vënë theksin ashtu si edhe të tjerë ambasadorë se këto zgjedhje janë jetike për Shqipërinë.
“Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për procesin e integrimit të Shqipërisë. Komisioni Europian dhe të gjitha vendet anëtare kanë qenë të qarta rreth kësaj , është një detyrim i qartë për vendin që të ketë zgjedhje të lira dhe të ndëershme sipas standarteve europiane në mënyrë që Shqipërisë ti hapin rrugën drejt BE.
Suedia si një vend anëtar i BE-së shpreson që situata parazgjedhore do të jetë e qetë dhe zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme. Kjo është shumë e rëndësishme për vendin dhe për procesin e integrimit.