“Lufta kunder varferise, nje sukses”
Kryeministri Sali Berisha, kerkoi dje ndihmen e krereve te komunave, per perpjekje me te medha per luften kunder varferise. I pranishem ne takimin e Shoqates se Komunave te vendit per prezantimin e botimit, “ABC-ja e Bashkimit Evropian per njesite e pushtetit vendor”, kreu i qeverise sugjeroi me shume bashkepunim per betejen kunder varferise, ndonese ajo eshte ulur ndjeshem sipas tij vitet e fundit. Nderkohe qe premtoi mbeshtetje te plote per realizimin e investimeve te duhura ne cdo komune. “Ne jemi te vendosur t’ju mbeshtesim, se pari, duke ju dhene te gjitha kompetencat qe duhet te ushtroni dhe meritoni dhe kjo eshte ndihma me e madhe qe qeveria qendrore mund t’u jape qeverive vendore. Shqiperia, nga nje vend, qe 5-6 vite me pare e kishte varferine rreth 25 per qind, sot e ka zbritur ate ne 11-12 per qind. Nga nje vend, i cili pak vite me pare kishte nje mjerim qe arrinte edhe 8 per qind, sot e ka ate 1.3 per qind”, tha Kryeministri duke kerkuar pavaresisht kesaj, me shume perpjekje per te eliminuar varferine. Sipas tij, pavaresisht rezultateve te deritanishme, sa me shume qe zhvillohet vendi, aq me e dhimbshme dhe e padurueshme behet varferia dhe pergjegjesia per ta zhdukur ate. Ne kete kuader, Berisha ftoi kryekomunaret qe te bashkepunojne per vendosjen e nje kapitulli te ri dhe nje lufte te ashper dhe te vendosur kunder varferise. “Te dashur kryetare e kryetare komunash, askush nuk e ka me shume ne dore se ju kete beteje dhe une ju garantoj se qeveria do te qendroje fuqishem prapa jush. Ju e njihni mire territorin e komunave tuaja dhe une e njoh”, tha kryeministri. Ai propozoi qe kreret e komunave ne te gjithe vendin, te bejne perpjekje per te shfrytezuar maksimalisht traditen ne cdo komune dhe te investohen aty ku ka dicka per t’u zhvilluar. “Le te mendojme tani si te shfrytezojme cdo potencial ne komune, per te rritur prodhimin, per te luftuar varferine. Ju jeni ketu nga zonat, ku eshte edhe harta e varferise se vendit, por ne secilen prej komunave tuaja, ne rast se veme perballe kete armik te qytetareve tane, mundesite jane shume me te medha e me shpejtesi shume me te madhe per te rritur prodhimin, per te nxitur artizanatin, per te gjalleruar tregun”, keshilloi kryeministri. Ai shtoi se shume shpejt do te behet nje rrjet mikrokrediti, qe mungon, nderkohe qe komunat vete duhet te mendojne se si te shfrytezohet cdo burim, cdo potencial, pasi sipas tij Shqiperia nuk eshte per te pasur te varfer. “Do te bejme se bashku, qe gjate ketyre tre viteve, nga cdo fshat, cilido dhe kudo qofte ai, te arrihet ne qender te komunes me rruge te mire, per nje kohe jo me shume se 20-25 minuta dhe nga cdo qender komune te arrihet ne aksin kombetar rrugor per nje kohe jo me shume se 20-30 minuta”, premtoi kryeministri. R. Rapushi