E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha mbledh krerët e degëve: Revolta ndaj regjimit të Ramës, e madhe! Të krijojmë me shpejtësi frontin opozitar

Kreu i PD-së, i zgjedhur nga Komisioni i Rithemelimit, Sali Berisha, ka mbledhur këtë të shtunë në mbledhje kryetarët e degëve, nga ku ka bërë thirrje për krijimin “me shpejtësi” të fronit opozitar.

Sipas Berishës, revolta e pakënaqësisë ndaj qeverisjes së kryeministrit Edi Rama është e madhe dhe se nevojitet një reagim emergjent për t’i dhënë fund “këtij regjimi”

“Revolta, pakënaqësia ndaj këtij regjimi zgjedh dhe vlon jo vetëm në zëmrat e demokrateve, por ju garantoj dhe në një përqindje të madhe të qytetarëve pa parti por edhe të partisë Socialiste. Po përsëri sot për shkak të kësaj apatie, frika është e përhapur thellë. Detyra jonë është të aktivizojmë dhe tërheqim ata në veprimin tonë. Të bëjmë gjithçka për të vendosur bashkëpunim me ta. Të bëjmë gjithçka për të identifikuar çdo organizatë dhe grup interesi, çdo individ influent dhe çdo aleat tonin që ne do të duhemi të krijojmë me shpejtësi frontin opozitar. Ne jemi në situatë absolutisht shumë më të vështirë sesa në vitin 1991. Po pse ja u them unë këtë në vitin 1991 ne kishim një regjim monist, komunist por ai ishte një rrokullisje botërore, s’ra në Shqipëri por në të gjithë botën”, tha Berisha.

Ndalur te protestat e paralajmëruar, Berisha u shpreh se ka “44 mijë luftëtarë”, referuar mbështetësve të tij, duek shtuar se ata duhet të mobilizohen për të përmbysur qeverinë.

“Kemi 44 mijë luftëtarë që na u përgjigjën në çdo kohë, u konfirmuan 44 mijë luftëtarë është një pakicë e cila mund të kryejë me sukses, mund të udhëheq lëvizje të fuqishme shpëtimtare për Shqipërinë. Këta 44 mijë kërkojnë të mobilizohen ti motivojmë, kërkohet me çdo kusht ta zgjerojmë frontin, kemi të bëjmë me një parti shtetit, ajo përmbyset me një front opozitar”, u shpreh Berisha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›