E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, Luçiano Boçi: Del sërish teza nga klasat, shkak paaftësia dhe korrupsioni

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka denoncuar publikimin e tezës së provimit për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë të Maturës Shtetërore. Me një postim në Facebook, ku ka publikuar një foto të tezës, Boçi thotë se ajo është fotografuar brenda në klasë nga një nxënës.

“Nuk kishte si të ndodhte ndryshe! Teza e maturës së Letërsisë përsëri del nga klasat, për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit njëkohësisht, të atyre që janë përgjegjës. Për të mos u bërë pjesë e kësaj katrahure mature, vetëm për fakt, po postoj një fletë të provimit”, thotë Boçi.

Mbi 33 mijë maturantë në vend iu nënshtruan këtë të shtunë provimit të dytë të Maturës Shtetërore, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›