E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndoka: Avokati i Shtetit dhe policia sekuestruan zyrat e PDK dhe PR, ndërsa PBDNJ e nxorën në rrugë

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka akuzuar Policinë e Shteti dhe Avokatin e Shtetit se kanë sekuestruar zyrat e partisë së tij dhe të Partisë Republikane, ndërsa po sipas Ndokës, PBDNJ-në e ka nxjerrë në rrugë.

Me një njoftim në facebook, Ndoka shkruan se gjithashtu janë marrë edhe dokumentet e partive dhe për këtë akuzon qeverinë Rama se kërkon asgjësimin e pluralizmit në vend.

Lidhur me ngjarjen, Ndoka shkruan se ka informuar zyrtarisht Presidentin, Kryeministrin si dhe institucionet ndërkombëtare në vend, OSBE, BE e SHBA.

“Pushtet arrogant, Avokati i Shtetit dhe Policia e Shtetit, dhunojnë selitë e tre Partive Opozitare (PDK, PR e PBDNJ). Pushteti pasi dështoi me pengun Basha në Opozitë, i është vërsulur partive të tjera politike. Mbas sulmit të zyrave të FRD, në shënjestër tashmë Partia Demokristiane e Shqipërisë, PDK, Partia Republikane dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Avokati i Shtetit në mënyrë arbitrare sekuestron zyrat dhe merr peng të gjithë dokumentat e dy partive politike PDK e PR, ndërsa Policia e Shtetit nxjerr në rrugë PBDNJ. Kemi informuar zyrtarisht Presidentin e Shqipërisë, Kryeministrin e Shqipërisë (megjithëse ky është urdhëruesi i plaçkitjes), institucionet ndërkombëtare në vend, OSBE, BE e SHBA-të. Dhunimi barbar i zyrave të tre partive politike, pengmarrja e dokumentacionit dhe arkivave, shenja të një pushteti arrogant e kriminal, që kërkon asgjësimin e pluralizmit politik. Partia Demoktistiane e Shqipërisë, PDK Zyra e Shtypit. Tiranë, më 11 Qershor 2022”, shkruan Ndoka.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›