E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha mbledh krerët e degëve,20 vjetori i fitores

TIRANE- Pergatitjet e festimeve me rastin e 20-vjetorit të fitores së PD-së në zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992, mbledhin sot ne nje takim ne seline blu kreret e partise ne rrethe dhe grupin parlamentar demokrat.

Mbledhja do te kryesohet nga kryeministri Sali Berisha. Ky 20 vjetor perkon edhe me 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe pritet qe te nderohet me festime te denja.

Kreret demokrate në mbarë vendin mesohet se do të marrin udhëzimet e duhura për të gjitha përgatitjet që duhet të bëhen me rastin e këtij përvjetori të madh për shqiptarët, ku me vote PD mori pushtetin pas regjimit komunist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›