E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha mbrëmë në shtëpinë e Metës

Kryeministri Sali Berisha ka qenë dje në mbrëmje për rreth 2 orë në shtëpinë e Ilir Metës në rrugën Brigada VIII në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Berisha ka mbërritur në shtëpinë e kreut të LSI-së rreth orës 20 e 30 dhe ka dalë prej andej rreth orës 22 e 30 minuta.

Vizita e papritur është interpretuar mbrëmë gjerësisht si mbështetje e kreut të mazhorancës për kreun e LSI-së, i cili pret në 16 janar vendimin e Gjykatës pasi prokuroria ka kërkuar për të 2 vjet burg me akuzën e korrupsionit. Berisha deklaroi në një intervistë se lideri i partisë së koalicionit (LSI) ka dhënë një shembull të shkëlqyer në vlerësimin tim.

Iu nënshtrua një procesi mbi bazën e një dokumenti të prerë dhe të ngjitur 28 herë. Dha dorëheqjen. Shkoi para prokurorëve si qytetar, i kërkoi Gjykatës së Lartë sepse ekzistonin disa lloj variantesh të mundshme, por i kërkoi më thelbësoren, kërkoi që të gjykohet në thelb për këtë çështje

Berisha: Meta sërish në qeveri nëse LSI e kërkon

A do të jetë z.Meta pas vendimit të gjykatës në qeveri apo jo, kjo është çështje e LSI-së dhe jo çështje e imja, – deklaroi kreu i qeverisë Sali Berisha, duke lënë të nënkuptohet se një kërkesë formale e LSI-së, e risjell z.Meta në kabinetin e tij qeveritar. Videon për të cilën po gjykohetMeta, Berisha e quajti një të prerë dhe të ngjitur 28 herë. Ai vlerësoi Gjykatën për rastin e procesitMetadhe tha se Prokuroria ka mashtruar Kuvendin.

Z.Berisha, sa i frytshëm ka qenë koalicioni që po qeveris? A e përmbushi qëllimin e asaj që u krijua në krye të herës?

Unë mendoj se ky koalicion përmbushi plotësisht qëllimin dhe të gjitha arritjet e këtij mandati janë shumë dhe produkti i këtij koalicioni dhe funksionimi i tij. Por duhet të theksoj këtu që është në karakterin tim, në natyrën time një luajalitet i plotë për anëtarët e koalicionit dhe të njëjtën gjë kam gjetur dhe tek partitë në koalicion. Kështu që koalicioni ka funksionuar absolutisht pa asnjë problem madhor.

Ka një vendim drejtësie që pritet të dalë për kryetarin e LSI-së

Mendoj se lideri i partisë së koalicionit ka dhënë një shembull të shkëlqyer në vlerësimin tim. Iu nënshtrua një procesi mbi bazën e një dokumenti të prerë dhe të ngjitur 28 herë. Dha dorëheqjen. Shkoi para prokurorëve si qytetar, i kërkoi Gjykatës së Lartë sepse ekzistonin disa lloj variantesh të mundshme, por i kërkoi më thelbësoren, kërkoi që të gjykohet në thelb për këtë çështje.

Ka një pretencë për z.Meta

E vërteta është qëMetai kërkoi Gjykatës që të ndryshojë spektrin ose lëndën e gjykimit dhe gjykata e pranoi, u tregua e përgjegjshme.Metai është përgjigjur në mënyrën më të civilizuar kërkesës së Gjykatës së Lartë. Nuk i ka bërë asnjë paragjykim. Ka pasur probleme të drejta me prokurorinë e cila për hir të së vërtetës, ka mashtruar Kuvendin me shkresë, me një dokument dhe pavarësisht nga kjo, nuk ka asnjë keqardhje heqja e imunitetit të Metës, sepse të dhënat e mëvonshme faktuan qartë dhe katërcipërisht se Kuvendi është mashtruar dhe nuk i është thënë e vërteta për ato çështje. Por është drejtësia që ti  nxjerr dhe e nxorri këtë problem. Ky qëndrim i bën nder Metës si politikan dhe pranimi nga ana e gjykatës për ta shqyrtuar në materie çështjen i bën nder asaj.

Ka një pretencë dhe pritet një vendim gjykate. A do të jetë Meta pjesë e qeverisë në rast se del i pafajshëm?

Vendimi i drejtësisë është vendimi i saj dhe pa diskutim që do të respektohet porMetaderi sa të jepet vendimi është i pafajshëm dhe z.Meta ka deklaruar se do të respektojë vendimin dhe ka besim të plotë në gjykimin objektiv të Gjykatës. A do të jetë z.Meta pas vendimit të gjykatës në qeveri apo jo, kjo është çështje e LSI-së dhe jo çështje e imja. Kjo është çështje e asaj partie aleate me të cilën unë bashkëqeveris.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›