Berisha mbron në Gjermani ligjin shqiptar të dosjeve
I ftuar në konferencën me temë “Vitet 1989/1990: era e ndryshimit në Shqipëri”, kryeministri Berisha ka folur per regjimin e Enver Hoxhes. Ai theksoi gjithashtu rendesine qe ka ligji i dosjeve pavaresisht kritikave qe i jane bere
TIRANE-Kryeministri Berisha ka rimarrë sërish në retoriken e tij ligjin e lustracionit. I ftuar ne Gjermani nga Fondacioni Konrad Adenauer, në konferencën me temë “Vitet 1989/1990: era e ndryshimit në Shqipëri”, kryeministri Berisha ka shpalosur përpara personaliteteve më të larta gjermane eksperiencën e shtetit shqiptar në rrëzimin e regjimit diktatorial të Enver Hoxhës. Ai deklaroi nevojën e ndarjes së shoqërisë shqiptare nga krimet e komunizmit që ai i perkufizoi si krime kundër njerëzimit.
“Meqenëse ju z Sekretar i Përgjithshëm me të drejtë përmendët ligjin me të cilin qeveria e ka ndërmend të ndahet nga kjo e shkuar, ligjin e lustracionit dhe që e vërteta është se ka ngjallur kundërshtira dhe kritika për të cilat unë jam i vetëdijshëm.” tha Berisha.
Sipas kryeministrit shqiptar ligji është i domosdoshëm ashtu si dhe pavarësia e sistemit gjyqësor. “Por unë jam i bindur se shoqëria shqiptare duhet të gjejë një mënyrë të qytetëruar pajtimi sepse kryegjykatësi që dënoi me varje poetin sërish deri para tre vitesh ishte kryetar i Gjykatës Kushtetuese, kurse njeriu që urdhëroi zvarritjen në mes të qytetit të lidhur me tela me gjemba të trupave të rinj, gjer para një muaji vazhdonte kryehetues i vendit. Unë kam bindjen më të thellë se pavarësia e sistemit gjyqësor është jetike dhe vendimtare për sistemin demokratik, liritë dhe të drejtat e qytetarëve, por shoqëria shqiptare duhet të ndahet nga krimet kundër njerëzimit”.
Duke risjellë në vëmendje kohën e diktatures, Berisha përmendi krimet e asaj periudhe, ekzekutimet pa gjyq, burgjet e diktatures viktimat te shkaktuara sipas tij nga uria dhe regjimi i triskave. Berisha vleresoi gjithashtu rolin e Gjermanise në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe ndihmën që ky vend ka dhene ne projekte te ndryshme dhe në forcimin e insitucioneve demokratike në vendin tone qe ne total kapin shifrën 860 miljon euro.
(d.b/BalkanWeb)