SHBA, kapet banda e trafikut të drogës, mes tyre shqiptarë
Hetimet e ndërmara nga FBI filluan në 2003 në Ballkan, Kanada dhe Holandë dhe më pas në Nju Xhersi, Filadelfia, Cikago. FBI beson se dy krerët e bandës janë me origjinë shqiptare.
NJU XHERSI- Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shkatërruar një bandë kriminale e përbërë nga shqiptarë, kosovarë e amerikanë të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, steroidë, cigare kontrabndë dhe produkte të tjera false.
Hetimet e ndërmara nga FBI filluan në 2003 në Ballkan, Kanada dhe Holandë dhe më pas në Nju Xhersi, Filadelfia, Cikago.
Sipas FBI-së, 17 prej të dyshuarve si anëtarë të kësaj bande janë arrestuar ditët e fundit, 4 prej tyre ishin në burg ndërsa 5 janë në kërkim. FBI beson se dy krerët e bandës ishin me origjinë nga Shqipëria por banues në Nju Xhersi. Ata janë Myfit Dika dhe Kujtim Lika.
Zyrtarët bëjnë të ditur se grupi vepronte në disa qytete në veri të Nju Xhersit si në Bruklin, Nju Jork, por mësohet se kishte lidhje dhe me grupe kriminale në Shqipëri, Macedoni, Kosovë, Serbi, Kanada si dhe në disa shtete të tjera të SHBA-së.
Gjatë operacionit FBI sekuestroi më shumë se 500 mijë dollarë, si dhe dy aeroplanë të cilët dyshohet se përdoreshin për të transportuar drogën dhe lëndët e tjera të kontrabandës. Një aeroplan u sekuestrua në aerportin Linkoln park të Nju Xhersit dhe aeroplani tjetër në Hartford Breinard të Konektikatit.
Organizata u zbulua falë agjentëve të FBI-së të infiltruar të cilët kishin arritur të blinim më shumë se 30 mijë pilula Ekstazi dhe 2 kg e 500 gr heroinë dhe armë nga të dyshyurit. Sipas FBI-së, në shkurt piloti Louis Luyten, dhe Paul Robinson,nga Glastonbury ishin regjistruar në një kasetë filmike teksa arrin një marrëveshje me agjentët e infiltruar të të FBI-së për të dërguar 10 kg kokainë nga Florida në aeroportin e Ocean City.
(s.g/AP/BalkanWeb)