E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha mbush 65 vjeç, kryeministri feston ditëlindjen

Kryeministri shqiptar Sali berisha ka festuar të mërkurën 65 vjetorin e lindjes. Edhe pse ky përvjetor i liderit të maxhorancës nuk është shoqëruar me asnjë festim publik, nuk kanë munguar urimet dhe ceremonitë me stafin e tij të ngushtë. Kështu të parët që kanë uruar kryeministrin Sali Berisha kanë qenë bashkëpunetorët e tij të afërt. Në orën 10:00 në ambjentet e kryeministrisë, shefi i ekzekutivit ka marrë urimet e këshilltarëve të tij si dhe stafit të kryeministrisë. Në mesditë rreth orës 13:00 Sali Berisha ka festuar me anëtarët e këshillit të ministrave. Aleatët e tij më të ngushte nga kreu i LSI-së Ilir Meta, tek Fatmir Mediu edhe ministrat e PD-së kanë trokitur gotat me shampanjë, në këtë përvjetor që Sali Berishën e gjen sërish në pushtet. Për më tepër kryeministri Berisha ka marre nga ministrat edhe një dhuratë të veçantë , një pjatë argjendi me dedikimin, "One man ëith courage makes a majority", një njeri me kurajo bën diferencën .
Megjithatë edhe në këtë ditë feste në axhendën e kryeministrit nuk kanë munguar edhe takimet e ndryshme politike si me nxënës nga shkollat e ndryshme të Tiranës.
Kështu në këtë 65 vjetor kryeministri Sali Berisha mund të ndihet jo pak krenar pasi mund të rendisë jo pak poste dhe histori suksesi në karrierën e tij politike, kryetar i një prej partive më të mëdha për afro dy dekada, dy president dhe dy herë kryeministër i Shqipërisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›