Dita ndërkombëtare të të verbërve, zhvillohet koncerti "Arti përtej shikimit"
"Të jesh i verbër por jo vetëm" ka qënë mesazhi i të verbërve dhënë në koncertin "Arti përtej shikimit". Koncerti ishte një rast i veçantë, të cilin pjesëmarrësit shpalosën talentin dhe përpjekjet e tyre. Artistët e verbër performuan në skenë së bashku me artistë të mirënjohur profesionistë si Irma dhe Eranda Libohova, Luan Zhegu, Redon Makashi, Klajdi Musabelliu, Eneida Tarifa dhe Sherif Merdani.
Performanca e tyre e përbashkët krijoi mundësinë atyre që të ndien si këngëtarë të vërtetë. Koncerti u organizua me rastin e ditës ndërkombëtare të të verbërve "Shkopi i Bardhë".
Performanca e tyre e përbashkët krijoi mundësinë atyre që të ndien si këngëtarë të vërtetë. Koncerti u organizua me rastin e ditës ndërkombëtare të të verbërve "Shkopi i Bardhë".