E Shtunë, 31 Tetor 2026

BERZH: Shqipëria pritet të shmang recesionin

Shqipëria pritet që të shmang recesionin ekonomik. Kështu ka deklaruar Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) me rastin e publikimit të parashikimeve të korrigjuara për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore për vitin 2009 dhe 2010. Sipas BERZH-it efekti i krizës globale ka qenë modest në Shqipëri, në rend të parë falë një sistemi të shëndosh bankar dhe ekspozimit të kufizuar të ekonomisë shqiptare ndaj tregjeve ndërkombëtare.
Gjithashtu BERZH-i thekson se Shqipëria do të shënojë rritje më të lartë ekonomike këtë vit se sa që kishte parashikuar në maj të këtij viti.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›