E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuqi: Asnjë zyrtar serb në Kosovë pa lejen tonë

Qeveria e Kosovës nuk do të lejojë asnjë zyrtar të Qeverisë të Serbisë që të hyjë në territorin e Kosovës, pa marrë leje paraprake nga institucionet e vendit. Kështu është shprehur për Alsat Zv/Kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi, pas largimit nga ana e policisë të ministrit për Kosovën në Qeverinë e Serbisë,Goran Bogdanoviç, pasi ai nuk kishte kërkuar leje paraprake për këtë vizitë.

"Ne e kemi mohuar disa herë hyrjen e zotit Bogdanoviq sikur që i kemi
dhënë të drejtë. Kësaj radhe ai ka vendosur që pa leje paraprake të hyjë
në territorin e Kosovës dhe të bëjë aktivitete të ndaluara. Ne i kemi
dhënë urdhër Policisë së Kosovës, ai ka qenë i arrestuar dhe pastaj e
depërtuar në shtetin e vet në Serbi", tha Hajredin
Kuqi.Zëvendëskryeministër i Kosovës.

Bogdanoviç kishte hyrë në territorin e Kosovë para tre ditësh, në mënyrë
private,pasi ai është banor i Kosovës, por ka zhvilluar një takim në
një fshat të Shtërpcës, në cilësinë e ministrit për Kosovën në Qeverinë e
Serbisë.

"Ai është qytetar i Kosovës, ka dokumente, ka pasur edhe veturë me
shenja të Republikës së Kosovës. Ai pastaj ka tentuar që të mos e luaj
rolin e vet si qytetar por si ministër dhe çdo aktivitet politik i
ndaluar sipas ligjeve tona sa herë që hyjnë pa lejen tonë do ta pret
fati i njëjtë", vijoi Kuqi.

Para një jave në Kosovë ishte Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç,i cili
kishte njoftuar Zyrat e Bashkimit Evropian në Beograd dhe Prishtinë,për
vizitën që do të zhvillonte por nuk kishte kërkuar leje nga Qeveria e
Kosovës dhe përkundër paralajmërimeve të saj për të shmangur deklaratat
politike, presidenti serb Tadic deklaroi në Manastirin e Decanit se
Kosova është pjesë e Serbisë.

Shkëlzen Osmani

Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 13 janar 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›