Berisha me biznesin në Azerbajxhan: Shqipëria, hapësira për investime

Shqipëria ka të gjitha potencialet e nevojshme për tu bërë qendër e rajonit për kompanitë e energjisë së Azerbajxhanit, në rajon. Gjatë një darke, përfaqësues të biznesit dhe autoriteteve të larta të Azerbajxhanit, kryeministri Sali Berisha ka folur për potencialet energjitike të Shqipërisë, dhe hapësirat e bashkëpunimit me Azerbajxhanin në këtë drejtim.
Në këtë drejtim kreu i qeverisë shqiptare garantoi biznesmenët se qeveria po ndërmer masat për përmirësimin e klimës së biznesit, ndërsa i ftoi ata që të realizojnë investimet e tyre në vendin tonë në të gjitha fushat.
Gjatë vizitës së tij në Azerbajxhan, kryeministri Berisha zhvilloi një takim me drejtues të kompanisë shtetërore azere të prodhimit të naftës SOCAR, të cilët shprehën interesin për të qenë prezentë në vendin dhe rajonin tone, nisur nga eksperienca prej shume dekadash ne sektorin e gazit dhe te naftës të kësaj kompanie. Nga ana e tij kryeministri e ftoi kompaninë të investojë për shndërrimin e Shqipërisë në një qendër të depozitimit të gazit azer në energji me projektin e Trans Adriatik Pipeline, apo për të marre pjesë në privatizimin e kompanisë shqiptare Albpetrol.
Ndërkaq pas takimeve të zhvilluara me Presidentin e Azerbajxhanit, Kryeministrin, dhe Kryetarin e Parlamentit. Kryeministri Berisha dhe delegacioni që e shoqëronte vizituan disa vende me rëndësi dhe interes kulturor të kryeqytetit të Azerbajxhanit, në Baku.