E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, ministrat e LAOS japin dorëheqjen

Protestuesit janë përleshur me policinë në kryeqytetin grek Athinë për shkak të zemërimit që kanë sjellë masat më të fundit të miratuar nën presionin e ministrave të eurozonës.

Përleshja ka ardhur pasi sindikatat tregtare deklaruan grevë 48 orëshe.

Parlamenti pritet që të shtunën të vojtë paketën e shkurtimeve dhe reformave.

Ministrat e eurozonës kanë kërkuar miratimin e tyre para se Greqia të marrë fondit ne radhës së borxhit, që kap vlerën e 130 miliard eurove.

Dy kushtet e tjera janë që buxheti duhet të shkurtohen me 325 milion euro dhe që koalicioni qeverisës të japë siguri të fortë në implementimin e programit.

Pjesë e masave janë shkurtimi i 15 000 vende të punës nga sektori publik dhe shkurtimi i pagës minimale me 20% nga 751 euro që është tani të shkojnë në 600 euro.

Ndërkohë ministrat e partisë së djathë ekstreme i kanë dorëzuar vendimin për dorëheqje kryeministrit Luka Papademos. Tashmë i takon Papadimos të vendos për kërkesën e tyre. LAOS ka refuzuar të votojë në favor të kushteve të fundit të propozuara nga ministrat e eurozonës

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›