Berisha me biznesmenët e rinj: Rama taksonte dhe tabelat e dyqaneve. Bashkitë e PS ti heqin si Tirana
Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me biznesmenët e rinj në kryeqytet. Në fjalimin e tij përpara tyre, ai është shprehur: Duhet të mbështesim të rinjtë në biznes, pasi, sipas tij, duhet të rritet pesha specifike e të rinjve në iniciativën e lirë.
Ai ka theksuar se ne duhet të mbështesim dhe Shqipërinë urbane, kemi projekte për këtë aspekt, por qeveria do të përcaktojë edhe fonde të tjera, që të mbështesim projektet e të rinjve.
Berisha është shprehur i vendosur për krijimin e një sistemi mikro-kreditimi për të rinjtë, duke synuar kështu arritjen e sa më shumë historive të suksesshme nga biznesmenët e rinj.
Duke u ndalur tek politika e taksave, Berisha akuzoi Ramën se për shumë vite mbajti biznesin e vogël në kryeqytetet me taksa të larta. Sipas Berishës, këtë fat tani po e vuajnë bashkitë që janë fituar nga PS, si Vlora e Fieri.
U nxorr taksa e tabelës, ajo që i vije emrin biznesit, deri në 100 mijë lekë kjo taksë e pastaj taksa të tjera me radhë që për hir së të vërtetës bënë që Tirana, të mos shfletojë potencialet e mëdha. Edhe sot që ai thotë, do heq cdo takse të biznesit të vogël, bashkitë në Vlorë, Fier janë bashkitë me taksat më të larta mbi biznesin e vogël. Nëse z Rama është serioz në premtimet e veta dhe le të thërrasë Vangjushin, Shpëtim Gjikën e ndonjë tjetër dhe tu thotë që të heqin taksat për biznesin e vogël. Unë do i përshëndes, tha Berisha.
Duke kaluar më pas nga të rinjtë, tek ajo që është bërë për thithjen e investimeve deri më tani, Berisha tha: Nga viti 2005 kemi shpallur platformën për ta bërë vendin tërheqës për investitorët, – tha kryeministri Berisha. – Mesatarja e investimeve për 4 vitet e fundit është 1 mld USD. Ne ia dolëm që ekonomia shqiptare të mos bjerë në recesion. Reformat e qeverisë e mbrojtën ekonominë e vendit nga kriza. Do ta kalojë Eurozona krizën, por do të duhet kohë.
Berisha theksoi faktin që ka hequr TVSH-në për të gjitha makineritë bujqësore, duke insistuar se do të bëjë gjithcka për të arritur cilësitë më të mira për konsumatorin.
21 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Berisha me biznesmenët e rinj: Rama taksonte dhe tabelat e dyqaneve. Bashkitë e PS t’i heqin si Tirana burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email