E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi në Korçë: FRD nuk është shtojcë. Nuk kemi marr ftesë nga PD për koalicion

Gazeta Shqip

bamir topiBamir Topi, kryetari i Frymës së Re Demokratike, ka deklaruar se në emër të integritetit, nuk përjashtohet dalja e vetme në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, pasi sipas tij, shumë parti kanë humbur identitetin duke u bërë shtojca. Gjatë një takimi me strukturat në qytetin e Korçës, Topi tha se FRD po shqyrton disa alternativa, pas ka ende tre ditë kohë për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore në KQZ.

Kreu i FRD-së ka mohuar të ketë marrë një ftesë për koalicion parazgjedhor nga ana e Partisë Demokratike, ndërkohë që ka konfirmuar se nuk do bëjë aleancë me partitë e vjetra.

Kryeministri vendit Sali Berisha gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së ditën e djeshme deklaroi se ne koalicionin parazgjedhor me PD do te mblidhen të gjitha partitë e spektrit të djathtë.

21 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Topi në Korçë: FRD nuk është shtojcë. Nuk kemi marr ftesë nga PD për koalicion burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›