E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha me gjimnazistët: Trojefalas kush hap shkolla private

Të tjera rreth shkrimit TIRANE- Kryeministri Berisha po zhvillon një takim me me gjimnazistë në Muzeun Kombëtar.  Berisha informoi se shumë shpejt në Parlament do të kalojë në qeveri pr/ligji tokë shkolle dhe troja i cili do u “ofrojë biznesmenëve që duhan të hapin shkolla 9 vjeçare, gjimnaze apo shkolla të mesme private, troje falas.

Kryeministri premtoi se do bëjë gjithçka që në organizimin e qendrave të numërimit të mos ndërhyjnë në provime në mënyrë që të ato të jepen në kohën e duhur, “por edhe të votoni”

BERISHA: ASKUSH NUK MBETET PA SHKOLLE, ASNJE I VARFER 
I pyetur se çfarë është bërë për nxënësit të cilët janë detyruar të braktisin shkollën për shkak të mungesës së të ardhurave Berisha tha se qeveria ka filluar skemën e luftës kundër varfërisë që bazohet “në një praktikë suksesi botëror” dhe në adaptimin e sistemit të mikrokredisë. Sipas Berishës arsimi parauniversitar kanë librat gati, nga klasa e parë në mature dhe familjet e tyre kanë ndihmë ekonomike, që është dyfishuar gjatë këtyre viteve dhe në universitet, asnjëri nuk mbetet për shkaqe ekonomike pa e ndjekur atë, pasi që të gjithë ata që janë me ndihmë ekonomike fitojnë të drejtën e bursës." Sipas kryeministrit në Shqipëri janë 1300 fëmijë që nuk ndjekin shkollën.

4 VITET E ARDHSHME SHQIPERI SPORTIVE
Ai premtoi se do bëjë çdo gjë për një Shqipëri sportive, çka nënkuptonte, ngritjen e terreneve sportive në çdo komunë të vendit, si dhe ngritjen e palestrave në çdo shkollë të vendit. “4 vitet që vijnë për ju do të jenë 4 vitet e 4G."- tha Berisha. 

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›