E Shtunë, 31 Tetor 2026

Platforma socialiste per 23 qershorin ne konvente dyditore

Ftoi gjithë teleshikuesit te ndjekin konventën dhe garantoi se për hartimin e programit te ri do te merren parasysh reagimet e publikut dhe kritikat nga ndjekësit ne rrjetet sociale.  Pak minuta pas kësaj deklarate të kryetarit Rama erdhën kritikat e para ne rrjetet sociale, por nga nje deputet i PS-se. “Nuk ka rëndësi ku do jem unë nesër, e rëndësishme është te fitojmë!!!”-kështu e niste Erion Brace postimin e tij ne facebook ndërsa zhvillohej konventa ku nuk u lejua te flasë.  “Kemi folur me shume me njeri tjetrin, por shpesh nuk jemi marre vesh. Kemi debatuar me shume, individualisht apo ne grup, por vendimi nuk ka qene i perbashket. Kemi votuar me shume e me te shumte, por zgjedhja e zgjidhja nuk ka qene e te gjithëve” – shkruan Brace. Ai pranon se zgjedhjet e 28 qershorit socialistet i humben edhe nga funksionimi kaotik, jo institucional, vendimarrja formale. “Une mendoj qe Partia jone ka probleme!” – thote Brace qe sqaron se prej 6 muajsh eshte e pamundur te kuptosh ku nis e ku mbaron institucioni, kush lexon e respekton rregullat, si nis e ku merret vendimi, kush e zbaton e cili vepron kunder ketij vendimi. Ai flet per vakum institucional, qe ka zbehur fuqine organizative e funksionale te partisë, ne momentin me te rendesishem për ne. Deputeti socialist thekson se funksionimi statutor dhe i programuar i partisë po zëvendësohet nga spontaniteti, me keq partia po vihet ne lëvizje nga qëllime personale për ta sunduar, jo për ta drejtuar atë.  “Kryesia e Partise nuk funksionon; per shkak se eshte bere e pamundur qe kryesia aktuale te funksionoje larg interesave personale dhe ne sherbim te Partise, duke patur qofte edhe nje produkt minimal: te mos I beje dem kauzes se perbashket per voten e lire”- shkruan Brace qe shton se edhe Asamblea Kombetare shpesh bie ne formalizem. Kritikat e tij shenjestrojne edhe veprimtarine e grupit parlamentar, te cilin e vlereson se eshte larg rolit natyral te kontrollit sistematik, te perditshem, politik e profesional, te Qeverise e qeverisjes;  Brace këshillon se nje organizate demokratike nuk mund te vihet ne levizje nga paraja, as nga qëllimet e parashumve.  “Paraja e korrupton partine, zhbën demokracine, cdo norme e rregull, ne fund dhe vete partine), pra parimore jo personale”. Pasi jep edhe sugjerimet konkrete Brace e mbyll komentin e tij me serish me frazen “Nga sot, nuk ka rendesi ku do te jem une nesër, rëndësi ka te fitojme!!!!. Komentet e Braces kane shkaktuar reagime nga ndjekesit e tij Facebook, por askush nuk i ka komentuar nga foltorja e konventës e cila vijoi axhenden e saj.
Konventa për programin Risi në prezantim dhe në organizim. Me detaje të mirëideuara për disa orë me rardhë socialistët shpalosën alternativën e tyre për  sigurinë, shëndetësinë, arsimin, sportin, për mjedisin, për kategoritë e ndryshme sociale etj. Në ditën e parë të konventës për programin kryetarët e grupeve të punës të ndarë sipas zërave të këtij projekti dhanë mesazhin e Partisë Socialiste për një rilindje në katër vitet e ardhshme. Por, ky aktivitet është ideuar të shtrihet në dy ditë dhe pritet që të jetë pikërisht fjala e kryetarit socialist ajo e cila të rezervojë dhe mesazhet më të forta për garën elektorale të 23 qershorit. Në këtë zhvillim më të fundit të kampit rozë, nuk do të mungojnë dhe strategjia e tij përkundrejt aleatëve, jo vetëm shtimin e radhëve të koalicionit, por më së shumti me qëllim prezantimin e PS si një forcë e moderuar, aleatët të mund të gjejnë tek ajo një forcë politike të fortë dhe të gatshme për të ardhur në pushtet. Gjithashtu, në ditën e dytë të aktivitetit fokusi kryesor do të jetë ekonomia. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›