Meta Integrimi i Shqiperise ne BE vetem pas plotesimit te 12 kushteve te KE-se
Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta ishte i pranishem diten e djeshme ne qytetin e Maliqit prej ku beri thirrje per zbatimin e 12 rekomandimeve te vendosura nga Keshilli i Evropes. Gjate takimit me simpatizantet e LSI-se ne kete qytet Meta theksoi se forca politike te cilen ai e kryeson ka bere zgjedhjen e duhur dhe se do te garoje ne te njejtin drejtim politik edhe ne zgjedhjet e vitit 2013 raporton agjencia e lajmeve. Ndersa duke iu referuar zhvillimeve me te fundit politike ne vend pas arritjes se konsensusit per reformat kyce ai theksoi se LSI-ja ka bere gjithnje thirrje per permbushjen e 12 rekomandimeve te KE-se si dhe per kryerjen e reformes zgjedhore permes parimit te gjitheperfshires. Kryetari i LSI-se nenvizoi se duhet rishikuar Kodi Zgjedhor pasi ai aktual nuk siguron barazine e votes ndersa beri thirrje per permbushjen e kritereve per marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE. LSI-ja ka bere thirrje prej kohesh per permbushjen e 12 rekomandimeve. Me se fundi po ecet ne drejtimin e duhur per reformen zgjedhore. Ne presim qe te behet nje debat publik per Kodin Zgjedhor per sigurimin e barazise se votes pasi kodi aktual nuk e garanton kete - u shpreh Meta. Ndersa komentoi edhe librin Kurban te Edi Rames per te cilin tha se as nuk e ka lexuar dhe as nuk do ta lexoje ndonjehere pasi nuk ka interes.