Pronat, kalon fondi special, tani demshperblimi garantohet
Krijohet fondi special i pronave. Kuvendi miratoi dje projektligjin e diskutuar se fundmi ne Komisione, i cili krijon fondin special te pronave dhe i jep fund nje here e mire djegies se fondeve te buxhetit te shtetit per kete kategori. Deputetja demokrate, Ledina Aliolli argumentoi dje se ligji do te sjelle efekte shume te mira sociale dhe ekonomike. Kjo sipas saj, pasi do te zgjerohet rrethi i subjekteve qe do te perfitojne dhe do te kete pershpejtim te procesit te kompensimit te pronave. Duke mbrojtur kete nisme ligjore edhe ministri i Drejtesise, Bujar Nishani kerkoi votat e deputeteve pro ligjit qe eshte ne favor te pronareve te ligjshem te tokave. Sipas projektligjit te votuar dje, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, ka te drejte te plotesoje fondin per kompensim dhe me te ardhura nga donatore dhe shitjet e vete kesaj agjencive, pervec parave te percaktuara nga buxheti i shtetit. Sipas projektligjit te miratuar diten e djeshme, nga fondi special qe krijohet per kompensimin e pronareve, do te perfitojne te gjithe ata pronare qe kane fituar te drejten per shperblim ne baze te ligjit si dhe cdo subjekt i shpronesuar qe i njihet e drejta e kompensimit te prones. E vecanta e ketij projektligji, qendron ne faktin qe per krijimin e fondit special te pronave, do te mblidhen para nga nje sere burimesh.