Berisha me studentët: Do rrisim fondin e ekselencës
Tiranë- Kryeministri Sali Berisha zhvilloi pasditen e sotme një takim me studentët në Qytetin Studenti dhe ka premtuar rritje e fondit të ekselencës.
Gjithashtu kreu i qevrisë ka thënë se prioritet do të mbetet edhe kërkimi shkencor, i cili sipas tij mund të zhvillohet duke bashkëpunuar me specialistët e huaj.
“Fondi i ekselencës që kemi ne është mbi 1 mln dollarë, për të gjithë studentët shqiptarë kudo që janë, këtë vit e kanë përfituar edhe studentë nga Kosova. Ne më shumë duhet ta promovojmë, duhet të gjejmë një formë tjetër që të afishohet përmes faqeve zyrtare në universitete që studentët të njihen shumë më mirë me përparësitë që ka ky fond. Jemi të vendosur edhe të rrisim këtë fond, kundrejt një kontrate që ai të punojë disa vite në vendin e tij”,- ka deklaruar Berisha.
Natyrisht, projekti do të financohet nëse departamenti e gjykon se është valid. Angazhimi ynë për kërkimin shkencor është jashtëzakonisht i rëndësishëm,- ka shtuar ai.
Kryeministri ka thënë më tej se reformat në arsim do të vijojnë, ndërsa shtoi se po punohet për të dhënë mikrokredi në mënyrë që të nxitet punësimi i studentëve apo të rinjve.