Fabrika e karrigeve me rrota, punësohen dhjetra invalidë
Tiranë- Personat me aftësi të kufizuara do të kenë tashmë mundësinë të punojnë në fabrikën ku bëhet prodhimi i karrocave për invalidë.
Iniciativa u prezantua sot paraditen e sotme nga Fondacioni për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe USAID-i në ambientete e punishtes të prodhimit të karrigeve me rrota Mirësia në Vorë.
20 persona me aftësi të kufizuara janë ndihmuar për të gjetur punë, 8 kanë zhvilluar praktika profesionale, dhe 67 kanë ndjekur kurse formimi profesional. Përveç kësaj, FSHDPAK ka trajnuar më shumë se 50 kompani biznesi dhe institucione publike në lidhje me përshtatjen atje të vendeve të punës për këta persona.
Vetë ambasadroi amerikan Alekasndër Arvizu u shpreh se duhet të vijojë mbështetja për këtë kategori shoqërore, me qëllim që edhe ata të integrohen në shoqëri.
Ndërsa ministri i Çshtjeve Sociale, Spiro Ksera u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve që të pranojnë në stafin e tyre persona me aftësi të kufizuara.