E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha merr pjese ne ceremonine e promovimit te librit te vellait te Obames

Kryeministri Berisha, ishte i pranishëm sot pasdite, në ceremoninë e promovimit të librit best-seller “Nga Nairobi në Shenzen” të autorit Mark Obama, vëllai i Presidentit të SHBA-ve Barak Obama.

Shkrimtari keniano-amerikan ndodhet në Tiranë i ftuar nga Shtëpia Botuese 55, e cila ka sjellë në shqip romanin e tij. Ky libër është një himn për dashurinë në Lindjen e Largët, një himn për Afrikën, për njerëzit e këtij vendi, për të gjithë ata që kanë vuajtur ndër vite për shkak të ngjyrës.Ky roman nuk është vetëm rrugëtimi i një njeriu drejt identitetit të tij, por dhe rrugëtim i një shteti, i një epoke të tërë në kërkim të vetvetes.

Libri përcjell një mesazh të vërtetë siç, është ëndrra e popujve për një komunikim të barabartë, suksesin që mund të vijë nga kontributi i disa popujve së bashku, për të gjithë njerëzimin.

Së bashku me kryeministrin Berisha ishin të pranishëm në këtë ceremoni edhe ministra të kabinetit qeveritar, deputetë, si dhe personalitete të tjera të jetës artistike, kulturore të vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›