E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Kosoves ne aksion per venien e kontrollit ne vendkalimet kufitare me Serbine ne veri

Ne Kosove qeveria urdheroi mbreme njesite e posacme te policise per vendosjen e kontrollit ne dy pikat kufitare me Serbine ne veriun e banuar me shumcie serbe.

Njesite e posacme jane vendosur ne venkalimin kufitar ne fshatin Bernjak ndersa grupe qytetaresh serbe e kane bere te pamundur vendosjen e saj ne vendkalimin ne Jarinje.

Policia tha se grupe qytetaresh serb kane vendosur makineri te rende ne rruget qe te cojne ne veri dhe situata eshte e tendosur.

Autoritetet ne Prishtine thane se vendimi per vendosjen e njesive te posacme te policise ishte veprim ne perpjekje per te zbatuar vendimin per ndalimin e importeve nga Serbia i cili nuk po zbatohej ne ate pjese te Kosoves ku nuk funksionojne doganat e vendit.

Perfaqesues te serbeve ne veri thane se nuk do te lejojne vendosjen e kontrollit nga policia e Kosoves dhe kane shfaqur drojen se situata mund te pershkallezohet.

Ministria e Puneve te Brendshme e Kosoves tha se po behen perpjekje qe gjendja te mbahet nen kontroll ndersa u ka bere thirrje qytetareve serbe qe te permbahen.

Sipas ministrit te brendshem te Kosoves Bajram Rexhepi EULEX nuk ka pasur gatishmeri qe te mbeshtese kete aksion. Nderkohe EULEX ka theksuar rendesine e zgjidhjes se situates aktuale permes nje rruge te qete dhe paqesore. EULEX thekson se nuk eshte e perfshire ne asnje lloj menyre me operacionin e zhvilluar nga grupet speciale te policise se Kosoves.

Deklerata nga EULEX thekson se ky mision dhe Bashkimi Evropian e kane bere te qarte se ceshtja e doganave duhet te zgjidhet permes dialogut aktual ndermjet Prishtines dhe Beogradit. Veprimet e njeaneshme nga secila pale nuk ndihmojne ne kete ceshtje. Mosmarreveshjet thekson deklerata duhet te zgjidhen permes rrugeve paqesore.

Ne veri nderkohe jane pare perforcime te KFOR-it ndersa komandanti i paqeruajtesve te NATO-s gjenerali gjerman Erhard Buhler u ka bere thirrje sic thuhet te gjithe qytetareve te Kosoves qe te mos reagojne me dhune ndaj situates aktuale ne veri.

Ai ka theksuar se KFOR-i nuk pranon kurrfare dhune dhe se ne nje shoqeri demokratike mendimet e ndryshme apo qendrimet kunderthenese duhet te zgjidhen ne menyre paqesore. Ne nje komunikate te zyres se gjeneralit Buhler thuhet se KFOR eshte i informuar mbi situaten ne veri dhe ka angazhuar njesi qe do te mund te nderhyjne ne rast nevoje.

Gjenerali Buhler ka diskutuar zgjidhjen e situates edhe me perfaqsuesit serb perfshire edhe shefin e delegacinit te Serbise ne bisedimet me Kosoven Borisllav Stefanovic.

Pak para fillimit te aksionit te policise ne oren 22 sipas kohes lokale qeveria e Kosoves beri te ditur se kryeministri Hashim Thaci ka shkarkuar drejtorin e pergjithshem te policise Reshat Maliqi. Nuk jane dhene hollesi mbi kete vendim ndersa edhe vet zoti Maliqi tha se nuk ka njohuri per shkaqet qe mund te kene nxitur nje vendim te tille.

Situata e tendosur ka mbreteruar gjate tere nates ne veri ndersa forca te medha jane vendosur edhe ne uren qendrore ne lumin Iber qe shenon edhe vijen ndarese te qytetit te Mitrovices ndermjet veriut te banuar me shumice serbe dhe jugut me shumice shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›