E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovrasti Pas betimit Basha zyrtarisht Kryetar Bashkie

Njazi Kosovrasti, kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës i ftuar në studion e ABC Neës nga gazetarja Sonila Meço ka folur për ceremoninë e betimit të kryetarit të Ri të Bashkisë, së Tiranës, z. Lulzim Basha. Kosovrasti tha se pas betimit, Basha zyrtarisht është kryetar Bashkie.
Kosovrasti tha se fitorja e Bashës ishte e pritshme dhe se ajo erdhi pas një fushate të shkëlqyer.

Tashmë kryetari i Bashkisë dhe Këshilli bashkiak do të kenë prioritet bashkëpunimin dhe mirëkuptimit. Kosovrasti tha se Këshilli bashkiak do të mbështesë ne punën e tij, kryetarin e Bashkisë, zotin Basha.

Ai tha se do të ndryshojmë rolin pasiv të Këshillit Bashkiak.

“Është koha të mendojmë për Tiranën dhe unë besoj në zotësinë e qeverisjes së Bashës”, ka deklaruar Kosovrasti. Ndërsa lidhur me debatet sot në Këshillin bashkiak ai i ka quajtur normale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›