Plagosi me pistoletë kushëririn, arrestohet 18-vjeçari

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise së Qarkut bënë të ditur se ngjarja ndodhi pranë ndërmarrjes së Ujësjellësit në lagjen 17 të qytetit bregdetar, kur 18-vjeçari Blerim Furriku qëlloi me pistoletë mbi kushëririn e tij, 17-vjeçarin E. Furriku.
17-vjeçari i plagosur në kokë u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak, në Tiranë.
Nga hetimet e deritanishme mësohet se ngjarja ndodhi pas një grindjeje për motive të dobëta mes dy kushërinjve. Behet e ditur gjithashtu se forcat e policisë pasi arrestuan autorin e dyshuar, i sekuestruan atij armën e krimit.
/Start/E.B/
2012-01-29 19:11